Agjencia Zhurnal.KS
Kosovë

Protestuesit e Telekomit e ofendojnë kryeministrin Hoti

Prishtinë, 16 nëntor, zhurnal-ks – Punëtorët e Telekomit të Kosovës për rreth një orë janë duke protestuar para objektit të Qeverisë së Kosovës për shkak se këta punëtore ende nuk i kanë marrë pagat e tetorit.

Derisa punëtorët vazhdonin të protestonin, nga objekti i Qeverisë së Kosovës është larguar kryeministri Avdullah Hoti. Largimi i Hotit nxiti reagimin e protestuesve të cilët brohoriten “hajnat”.

“Hajnat,”, ka qenë thirrja e punëtorëve të Telekomit derisa kryeministri largohej nga ndërtesa e qeverisë.

Punëtorët e Telekomit po vazhdojnë të protestojnë para Qeverisë së Kosovës.

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Telekomit të Kosovës Lamih Balaj, tha se nuk do të ndalen së protestuari derisa qeveria të bëjë zhbllokimin e llogarive të Telekomit dhe punëtorët të marrin pagat e tyre.

Kjo protestë e punëtoreve vije pasi kësaj ndërmarrje i janë bllokuar llogaritë bankare dhe i janë tërhequr mjetet nga kompania Z-Mobile për shkak të borxhit ndaj saj.

Postime të ngjashme

Humbin jetën edhe 17 persona nga coronavirusi në Kosovë – konfirmohen 781 raste të reja

S.B.

Haradinaj: Nuk kishim tjetër zgjidhje pos të përballemi me Serbinë

S.B.

Edita Tahiri reagon ndaj deklaratës së Edi Ramës për Kosovën

S.B.

Kurti bën homazhe te varret e presidentit Ibrahim Rugova dhe veprimtarit Adem Demaçi

S.B.

Seanca e Gjykatës së Hagës, avokati i Thaçit: Na jepni materialet që kërkojmë

S.B.

Hoxhaj përkujton 22 vjetorin e bombardimeve të NATO-s: Mision historik në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve për liri

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...