Agjencia Zhurnal.KS
Shqipëri

PS komision parlamentar për akuzat e Dick Marty/ Meta: Turp më i madh që bën ‘Kali i Trojës’, po tenton përçarjen mes shqiptarëve

Kreu i shtetit Ilir Meta komentoi sot në një konferencë për mediat, akuzat e kryeministrit Edi Rama se kryedemokrati Lulzim Basha ka qenë hetues i UÇK-së.

I pyetur për komisionin hetimor që ka paralajmëruar deputeti Taulant Balla, për akuzat e Dick Marty, Meta tha se nëse në këtë vend ka ende Parlament, ky i fundit duhet të hetojë ligjin për Metrologjinë që Presidenti e ktheu me dekret.

“Parlamenti të ngre komision për ligjin që thash unë, që një oligark të mos vjedhë çdo ditë konsumatorët shqiptar, kjo është problem serioz, nëse ka ende parlament në këtë vend. Të ngre parlamenti komision për akuzat e Dik Martin, është turp i madh sepse dihet kush i fabrikoi akuzat e tij dhe cilat shtete e sponsorizuan. Ata kërkojnë të heqin vëmendjen nga vetja dhe të fusin përçarje midis shqiptarëve”, u shpreh Meta.

Për herë të parë në një konferencë për mediat, kreu i shtetit Ilir Meta është shfaqur me maskë, një reflektim nga ana e tij, edhe pse se ka pranuar në mënyrë të drejtëpërdrejtë, por më tepër për të shmangur të gjitha kritika.

Postime të ngjashme

Stërvitja e NATO-s në Shqipëri një ditë pas zgjedhjeve, Peleshi: Jo thjesht një stërvitje, ja çfarë domethënie ka për vendin

S.B.

“Kufizimet nuk ndryshojnë”, Komiteti Teknik i Ekspertëve: Masat në fuqi edhe për 2 javë të tjera

S.B.

Rama-Manastirliu nga Kamza: Finalizohet marrëveshja për vaksinat kineze, javën që vjen nis vaksinimi masiv

S.B.

SHBA dhuron 29 mjete të blinduara për Forcat e Armatosura të Shqipërisë

S.B.

“Hajde themi Rama ik”/ Rama në Kamëz me fëmijët, batuta: Jepu një Iphone Rakip ta shohësh sa prapa je

S.B.

Grida Duma padit Erion Veliajn për shpifje

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...