Agjencia Zhurnal.KS
Shqipëri

Pse hakerat sulmojnë Shërbimin Informativ Shtetëror?

Kur thua shërbim sekret, ka gjithmonë intrigë dhe interes publik. Agjencite sekrete informative shtetërore kudo në botë nuk bëjnë publike fakte dhe lajme që lidhen me aktivitetin e tyre. Por kur sulmohen ato bëjnë zhurmë në mbarë botën. Piratët e kompjuterave, kudo në botë kanë deshirë të sulmojnë infrastukturën e këtyre agjencive. Në ndonje rast edhe ja kanë dalë duke bërë më pas xhiron e botës. Shërbimi Informativ Shtetëtor në Shqipëri nuk bën përjashtim nga kjo histori. Sipas burimeve, çdo vit ajo është pjesë e sulmeve kibernetike.

Ky shërbim dy vitet e fundit, ka filluar të bëjë raporte publike për të dhënat që nuk I quan sekret. Në raportin e fundit, thotë se gjatë 2019-ës, ka rënë pre e kërcenimeve kibernetike. SHISH nuk pranon të ketë pësuar dëme, por gjithsesi sulmi ndaj tyre mbetet një ndër kërcënimet më serioze ndaj sigurisë kombëtare. Sulmi I fundit serioz që ju bë shërbimit ishte gjatë janarit të këtij viti. Sulmi sipas agjencisë së lajmeve rojter vinte nga Turqia por për herë të parë Shish u detyrua të bëjë një përgjigje publike ku deklaroi se ky sulm që u shtri në disa vende të botës goditi vetem ifrastukturën ku nuk ruhet asnjë informacion I klasifikuar.

Por kush mund ta sulmojë sherbimin sekret. Ish-shefi i SHISH, Fatos Klosi, në një intervistë për emisionin “Natën e mirë dhe paç fat”, në Vizion Plus shprehet se, janë grupe të caktuara, shtete, apo edhe agjenci të tjera sekrete, të cilat janë të interesuara të dinë çfarë informacioni di shërbimi, për veprimtarinë e tyre në Shqipëri. Por SHISH, thotë Klosi, ka pasuorde të forta dhe ruhet mirë. Por për të bërë të tilla sulme duhen financime të shumta.

Ndërkohë që në raportin publik të shërbimit informative shteteror thuhet se, në 2019-ën, krahasuar me vitin 2018, u vu re aktivitet i shtuar keqdashës dhe kërcënues drejtuar infrastrukturës publike të SHISH-it. Por të ruhesh nga nga sulmet kibernetike duhen para. Çdo vit krerët e SHISH, kërkojnë më shumë të ardhura, në buxhetin e tyre. Shish në Shqipëri ka një buxhet relativisht të vogël, po ta krahasojmë me shtetet e tjera. 1.55 miliard lekë ishte ne 2018, 1.64 miliardë lekë në 2019 dhe 1.87 miliardë lekë në 2020.

Por të mos harrojmë se 70 përqind e këtij buxheti shkon për pagat e punonjësve dhe bashkëpunëtorëve. Pjesa tjetër është për shërbime operative dhe përmisimin e teknologjisë.

Postime të ngjashme

Stërvitja e NATO-s në Shqipëri një ditë pas zgjedhjeve, Peleshi: Jo thjesht një stërvitje, ja çfarë domethënie ka për vendin

S.B.

“Kufizimet nuk ndryshojnë”, Komiteti Teknik i Ekspertëve: Masat në fuqi edhe për 2 javë të tjera

S.B.

Rama-Manastirliu nga Kamza: Finalizohet marrëveshja për vaksinat kineze, javën që vjen nis vaksinimi masiv

S.B.

SHBA dhuron 29 mjete të blinduara për Forcat e Armatosura të Shqipërisë

S.B.

“Hajde themi Rama ik”/ Rama në Kamëz me fëmijët, batuta: Jepu një Iphone Rakip ta shohësh sa prapa je

S.B.

Grida Duma padit Erion Veliajn për shpifje

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...