Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM

Pse Sofja lejoi çështjet e pazgjidhura bilaterale të ndikojnë në Aleancë?

Shkup, 2 dhjetor, zhurnal.mk – Pala bullgare disa herë ka bërë të ditur se kontesti mund të zgjidhet përmes një marrëveshjeje të re, të ngjashme me atë që u arrit me Greqinë për çështjen e emrit, por Qeveria e Maqedonisë së Veriut vlerëson se nuk ka nevojë për marrëveshje të re apo aneks ndaj marrëveshjes së vitit 2017 për kontestin me Bullgarinë.

Bullgaria nuk tregoi politikë konsistente dhe nuk e ka ngritur çështjen për gjuhën dhe identitetin para se të kyçej Maqedonia e Veriut në NATO në fillim të këtij viti. Kështu, Sofja lejoi çështjet e pazgjidhura bilaterale të ndikojnë në Aleancë. Diçka që u bë skajsshmërisht e dukshme kur flitet për bllokimin bullgar të kornizës negociuese për antarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian?

Njohësit e proceseve politike në vend shprehen se është shumë e paqartë se pse Bullgaria nuk shfaqi pretendimet e saja ndaj Maqedonisë për çështjen e gjuhës dhe identitetit në kohën kur vendi i bë anëtar të NATO-s . Sipas tyre Sofja lejoi që çështjet e pazgjidhura të ndikojnë në aleancë, por në anën tjetër Sofja zyrtare ka qenë e vetëdijshme se problemet etnike dhe nacionale mes të dyja vendeve nuk do të kenë ndikim në NATO përshkak se kjo është një aleancë ushtarake, ndërsa në BE kjo do të paraqet një problem tepër të madh dhe mundësia e vetos është reale dhe e realizueshme.

“Mendoj se Bullgaria në këtë rast luan në dy karta, e para për të treguar fuqinë e saj në BE dhe e dyta për të detyruar Maqedoninë e Veriut që të nënshkruajë edhe një aneks marrëveshje që do ti bashkangjitet asaj të Fqinjësisë së Mirë ku me siguri se pala bullgare do të përfitojë nga kjo. Në anën tjetër mendoj se Bullgaria do të bëjë presion për të vënë veto ndoshta për të përfituar edhe ndonjë paketë ndihmëse nga Bashkimi Evropian duke ndjekur kështu shembulllin e Greqisë e cila pas marrëveshjes me Maqedoninë përfitoi një pako ndihmëse nga Gjermania dhe BE-ja. Mirëpo konesti duhet të zgjidhet dhe kjo ka shumë të ngjarë të ndodh nëse të dyja palët i përmbahen referimit amerikan që këkron që konesti të zgjidhet jashtë kornizues negociuese dhe kështu Maqedonisë së Veriut ti hapet rruga për të nisur bisedimet për anëtarësim”, ka deklaruar për Zhurnal, Berat Azizi, analist.

Nga ana tjetër, politologu Deniz Memedi për Zhurnal thotë se bllokimi i Bullgarisë në hapjen e negociatave të Maqedonisë së Veriut në Unionin Europian mundë të ketë dy arsyetime. E para sipas tij ka të bëjë me politikën e brendshme të Bullgarisë, vetoja do të shërben si element i rëndësishëm gjatë fushatës për zgjedhjet e ardhshme në Bullgari.

“Mbrojtja e elementeve historike në cdo elektorat paraqet simbolikë me domethënie të vecantë, ku secilës parti që ka lujatur në këtë kartë do t’i sjellte poena politik. Supozimi i dytë ka të bëjë me përdorimin e Bullgarisë si “satelit” nga faktorë tjerë të rëndësishëm brenda UE-së për bllokimin e hapjes së negociatave. Meqë faktorët e rëndësishëm brenda UE-së po që se dalin me konkluzione se Unioni nuk është ende i gatshëm të filllojë negociata për anëtarësime të reja, do të dilte teje jo-serioze, kontradiktore dhe në kundërshtim me vlerat e saja bazë, ku do ta sillte në pikëpyetje edhe funksionimin e mëtutjeshëm të saj. Kështu, mundë të supozohet se barrën e tyre me gjasë të madhe po e merre Bullgaria, e cila ndoshta në të ardhmen shpërblehet në ndonjë lloj forme për këtë “sakrificë”, ka deklaruar për Zhurnal, Deniz Memedi, politolog.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...