Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

PThP ngriti akuzë kundër një shkupjani për fshehje të arsenalit të armëve, municion dhe drogë në bunkerë

Shkup, 10 nëntor, zhurnal.mk – Prokuroria Themelore Publike Shkup ngriti aktakuzë kundër një shkupjani 24 vjeçar, i cili në bunkerë të improvizuar në vend pa leje ka mbajtur sasi më të mëdha të armëve dhe municionit, si dhe drogë narkotike-heroinë.

Bunkerët e improvizuar nga tubat e plastikës, të ngujuar në vend në pjesën e pyllëzuar midis rrugëve “Alpi” dhe “Koce Metalec” në Shkup, janë zbuluar gjatë prillit të këtij viti.

Përveç kësaj, në një fuçi plastike është gjetur drogë narkotike – heroinë me neto sasi të tërësishme prej 2.382,1 gramë, e paketuar në pesë ambalazhe të polietilenit.

Për shkak të rrezikut nga arratisja dhe mundësia që i akuzuari ta përsërisë veprën, prokurori kompetent publik ka dorëzuar edhe propozim për vazhdim të masës së paraburgimit të përcaktuar paraprake deri te Gykata Themelore Penale Shkup.

Personi akuzohet se i ka bërë veprat penale “përpunim të palejuar, lëshim në qarkullim dhe tregtim me armët dhe materiet spërkatëse” nga neni 396 paragrafi 2 në lidhje me paragrafin 1, si dhe Prodhimtari e paautorizuar dhe lëshim në qarkullim e drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursore sipas nenit 215 paragrafi 1 i Kodit penal.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...