Agjencia Zhurnal.KS
Bota

Pudong-u, një dëshmi e zhvillimit te pandalshëm

Distrikti Pudong në Shangai u krijua 30 vjetë më parë dhe u përcaktua si zonë eksperimentale e reformës. Sot, ky distrikt është ndër më të zhvilluarit në vend dhe një urë ndërlidhëse e Kinës me pjesën tjetër të botës.

Në ceremoninë kremtuese të organizuar në kuadrin e jubileut të 30-vjetorit të krijimit të distriktit, presidenti kinez dhe sekretari i përgjithshëm i Partisë Komuniste të Kinës Xi Jinping në fjalim e tij vlerësoi arritjet e Pudong-ut gjatë reformës dhe hapjes dhe paraqiti drejtimet për zhvillimin e ardhshëm të kësaj zone të re eksperimentale.

Sipas kreut të shtetit të Kinës, krijimi 30 vjet më parë i zonës Pudong ishte një vendim i rëndësishëm, që hapi një faqe të re të thellimit të reformës dhe hapjes të vendit. “Pas tre dekadash, këtu janë arritur rezultate mbresëlënëse me zhvillim historik ekonomik, ngritje të aftësisë konkurruese dhe përmirësim të dukshëm të jetesës së banorëve. Këto arritje janë dëshmi të forta për epërsitë e sistemit socialist me karakteristika kineze, shpalosin praktikat e Reformës dhe të Hapjes dhe ndërtimin e modernizimit socialist në vendin tonë”, tha presidenti.

Ai theksoi se nga sot e deri në mesin e këtij shekulli, janë 30 vjetë për ndërtimin e gjithanshëm të Kinës në një vend të fuqishëm modern socialist. Ai u kërkoi autoriteteve të Pudong-ut të fokusohen te zhvillimi i risive në sektorët me rëndësi kyçe, duke shpejtuar krijimin e grupimit industrial të nivelit botëror në fushat si qarku i integruar, mjekësi biologjike, inteligjencë artificiale etj., dhe të thellojnë reformat e sistemit të risive shkencore me zhvillimin e shkëmbimeve ndërkombëtare.

Sipas presidentit, përpjekjet duhet të bëhen për të forcuar aftësinë e mobilizimit të burimeve globale për t’i shërbyer formimit të modelit të ri të zhvillimit, me shtimin e ndikimeve globale në mobilizimin e faktorëve si fonde, informacione, teknologji, talente dhe mallra.

Ai nxiti gjithashtu Pudong-un të modernizojë qeverisjen urbane, të zhvillojë ndërtime për interesat e qytetarëve, të eksplorojë një rrugë të zhvillimit të një metropoli gjigant dhe të ndërtojë një mjedis ku njerëzit dhe natyra bashkekzistojnë në harmoni.

Postime të ngjashme

Afrikë, shkon mbi 110 mijë numri i vdekjeve nga COVID-19

S.B.

Vendimi për lockdownin gjatë pashkëve, Merkel u kërkon falje gjermanëve

S.B.

Borell: BE synon krijimin e rrjetit për parandalimin e sulmeve kibernetike

S.B.

Blinken vazhdon presionin ndaj Berlinit mbi ”Nord Stream 2”

S.B.

SHBA i kërkon Johnson & Johnson respektimin e kontratave të furnizimit

S.B.

Merkel kthen mbrapsht vendimin për mbyllje totale gjatë Pashkëve

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...