Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Qenan Ismaili nuk do të kandidohet për REIS në BFI

Shkup, 16 nëntor – Sot u realizua me sukses mbledhja e rregullt me anetarët e Myftinisë së Shkupit kushtuar aktiviteteve të realizuara brenda periudhës tremujore nga mbledhja e fundit deri më sot si dhe aktivitetet që planifikohet të realizohen bazuar në planin e aktiviteteve të vitit aktual, 2020. Si pikë e radhës e rendit të ditës ishin zhvillimet e fundit në Rijasetin e BFI-së dhe organizimin e zgjedhjeve për zgjedhjen e kreut të institucionit.

Të pranishmit u njoftuan për zhvillimet e fundit me ç’rast u krijua hapësirë që t’i shprehin mendimet e tyre të lira. Të gjithë anëtarët, njëzëri propozuan që të kandidohem për kryetar në këto zgjedhje.

“Duke falenderuar të gjithë anëtarët për konsideratën, rikonfirmova edhe njëherë vendimin tim se; kam vendosur që të mos kandidohem. Mbigjitha, më e rëndësishme se ballafaqimi për postin e të parit të BFI-së, në këto rrethana, përparësi kanë; shërbimi, uniteti dhe fryma e bashkëpunimit brenda këtij insitucioni më të lashtë fetar të myslimanëve të vendit tonë. Të gjithë të pranishmit unanimisht, u pajtuan që t’ia besoj votën time kandidatit për të cilin mendoj dhe vlerësoj se do të jetë më i duhuri për ta udhëhequr Bashkësinë Fetare Islame”, është shprehur kështu pas mbledhjes Qenan Ismaili.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...