Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni Sport TOP LAJM

Qeveria do të shpërblejë me nga 10 mijë euro futbollistët që çuan Maqedoninë e Veriut në Europian

Shkup, 13 nëntor, zhurnal.mk – Kryeministri i vendit Zoran Zaev ka njoftuar me anë të një statusi në fejbuk ka njoftuar se Qeveria ka marrë vendim për t’i shpërblyer futbollistët e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut për suksesin historik, duke u kualifikuar në Kampionatin Evropian.

Sonte, në seancën e Qeverisë morëm vendim që nga rezervat buxhetore t’i shpërblejmë të gjithë anëtarët e kombëtares së futbollit të Maqedonisë me nga 10.000 euro për secilin, për arritjen e suksesit historik – kualifikim në Kampionatin Evropian”, shkruan Zaev në fejsbuk.

Ndryshe Maqedonia e Veriut pak më herët mposhti 1:0 Gjeorgjinë në finale e plej-ofit të Ligës së Kombeve, duke siguruar biletë për në kampionatin evropian i cili do të mbahet verën e vitit të ardhshëm.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Policia i merr në pyetje zyrtarët e Kombëtares për rastin Muric-Zhegrova

M O

Nedved, kategorik

M O

Zyrtare: Sami Sermaxhaj emërohet trajner i Drenicës

M O

Coutinho-Odegaard, projektohet shkëmbimi

M O

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...