Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës nuk është përkrahur miratimi i projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve e pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, viktimave civile dhe familjeve te tyre.
Sipas zëvendëskryeministri Driton Selmanaj një propozim i tillë arsyetohet me gjendjen aktuale në vend shkaku i pandemisë derisa ka përmendur edhe mangësitë e projektligjit.
Selamaj ka bërë të ditur nuk është paraparë koha prej kur njihet ky status e as nuk është identifikuar se nga ku mund të alokohen mjetet e nevojshme.
Dy nga anëtarët e kabinetit qeveritar kanë votuar kundër mendimit të Qeverisë për mosmiratimin e këtij projektligji.