Agjencia Zhurnal.KS
Kosovë

Qeveria propozon tre muaj mbyllje për bizneset që nuk respektojnë masat e reja anti-COVID-19

Deri në tre muaj mbyllje do të jetë ndëshkimi për bizneset që nuk respektojnë masat e reja anti-COVID-19 të vendosura nga Qeveria e Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur kryeministri Avdullah Hoti në një konferencë për media gjatë prezantimit të këtyre masave.

“Nuk do të ketë tolerime, ndëshkimet do të jenë të ashpra, të gjitha ato biznese që nuk respektojnë masat e reja do të ndëshkohen me mbyllje të biznesit deri në tre muaj”, tha Hoti.

Të gjitha ato bizneset ku komunat janë të identifikuara me rrezik do të ulët, do t’iu lejohen të punojnë nga ora 05:00-20:00, ku më pas do të lejohen shërbimet “Take Away”, apo “Merre me vete” dhe porositë me dërgesë.

Në komunat që janë identifikuar me rrezik të mesëm, bizneset do të lejohen të punojnë nga ora 05:00-18:00 dhe më pas do të lejohen shërbimet “Take Away”, apo “Merre me vete” dhe porositë me dërgesë.

Kurse, komunat me rrezik të lartë të infektimit, bizneseve do t’iu lejohet të punojnë nga ora 05:00-19:00 dhe pas kësaj mbyllen tërësisht dhe do të kufizohet e lëvizja.

Këto masa, do të shkojnë në Qeveri për miratim, nëse votohen atëherë pritet të hyjnë në fuqi nga dita e premte.

Postime të ngjashme

Humbin jetën edhe 17 persona nga coronavirusi në Kosovë – konfirmohen 781 raste të reja

S.B.

Haradinaj: Nuk kishim tjetër zgjidhje pos të përballemi me Serbinë

S.B.

Edita Tahiri reagon ndaj deklaratës së Edi Ramës për Kosovën

S.B.

Kurti bën homazhe te varret e presidentit Ibrahim Rugova dhe veprimtarit Adem Demaçi

S.B.

Seanca e Gjykatës së Hagës, avokati i Thaçit: Na jepni materialet që kërkojmë

S.B.

Hoxhaj përkujton 22 vjetorin e bombardimeve të NATO-s: Mision historik në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve për liri

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...