Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Qeveria: Të vdekurit nga Covid, nuk është patjetër të varrosen me arkivolë kallaji

Shkup, 2 dhjetor – Zhurnal.mk – Në seancën e mbrëmshme të Qeverisë, është pranuar propozimi i komisionit për sëmundje ngjitëse, që operatorët e autorizuar për shërbime të varrimeve, janë të detyruar të zbatojnë protokolin për parandalim nga infektimet dhe kontroll për menaxhim më të sigurtë me trupat e vdekur nga covid 19, e ku thuhet se nuk është juridikisht e rregulluar se trupi i të vdekurve nga covid duhet medoemos të mbyllen në arkivole nga metali dhe me kallaj, informon Zhurnal.

Njëherit, me këtë konkluzion, Qeveria shton se përgatitja, mbështjellja, transporti dhe varrimi i trupit të vdekur nga covid 19, nuk është konfirmuar se bëhet në sandëqe të mbyllura prej kallaji, as në rregulloren për kushtet dhe mënyrën për varrim, zhvarrim dhe transport të personave të vdekur.

Në përputhje me protokolin dhe rregulloren, zhvarrimi i të vdekurve është i lejuar por vetëm pas 1 viti nga dita e varrimit.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...