Agjencia Zhurnal.KS
Bota

Qindra sirianë largohen nga kampi Al-Hol që menaxhohet nga kurdët

Më shumë se 500 sirianë, disa prej të cilëve dyshohet se kanë lidhje me militantët e grupit të Shtetit Islamik, u larguan të hënën nga kampi i mbipopulluar Al-Hol, kanë njoftuar zyrtarë kurdë.

Ky kamp që menaxhohet nga kurdët, është në verilindje të vendit, tashmë të shkatërruar nga lufta.

Një gazetar i agjencisë franceze AFP, pa dhjetëra gra duke zhvendosur sendet e tyre në kamionë dhe të tjera duke ushqyer fëmijët e tyre para nisjes.

Lajmin për largimin e qindra sirianëve e ka konfirmuar Sheikhmous Ahmad, një zyrtar kurd, që kontrollon këtë kamp.

Ai tha se 515 njerëz nga 120 familje, po ktheheshin në zonat në lindje të provincës Deir Ezzor.

Largimin e tyre nga kampi Al-Hol, e kanë konfirmuar edhe organizata që merren me të drejtat e njeriut.

Në këtë kamp dhe kampe të tjera të Sirisë, sipas Institutit për Siguri dhe Integrim nga Prishtina, që merret kryesisht me shtetasit e Kosovës të kthyer nga Siria, janë më pak se 100 persona nga Kosova, në mesin e të cilëve gra dhe fëmijë.

Së fundmi, katër fëmijë dhe një grua u kthyen në Shqipëri nga kampi al-Hol i Sirisë, ku kanë qëndruar për rreth dy vjet.

Kampi al-Hol drejtohet nga kurdët dhe aty mbahen të burgosur që dikur kanë qenë pjesë e grupit militant, Shtetit Islamik, ose familjarë të tyre.

Postime të ngjashme

Afrikë, shkon mbi 110 mijë numri i vdekjeve nga COVID-19

S.B.

Vendimi për lockdownin gjatë pashkëve, Merkel u kërkon falje gjermanëve

S.B.

Borell: BE synon krijimin e rrjetit për parandalimin e sulmeve kibernetike

S.B.

Blinken vazhdon presionin ndaj Berlinit mbi ”Nord Stream 2”

S.B.

SHBA i kërkon Johnson & Johnson respektimin e kontratave të furnizimit

S.B.

Merkel kthen mbrapsht vendimin për mbyllje totale gjatë Pashkëve

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...