Agjencia Zhurnal.KS
Bota

Qipro Veriore: 46 vjet i braktisur, “qyteti fantazëm” që turqit po e rikthejnë në jetë (VIDEO)

Përgatitjet përfundimtare janë duke u zhvilluar për rihapjen e bregdetit të Maras-it, një zonë turistike në qytetin e Qipros Veriore – Gazimegusi, i cili është mbyllur plotësisht dhe braktisur prej 46 vitesh.

Maras është një qytet i braktisur ku civilëve u është ndaluar hyrja për 46 vjet dhe vetëm ushtria e Qipros Veriore lejohet të hyjë. Nga e entja në mëngjes, një pjesë e plazhit publik dhe rruga “Demokratije” do të jetë e hapur për qytetarët.

Një ditë para hapjes, një grup gazetarësh vizituan punimet dhe aktivitetet në brendësi të Maras-it.

Kryeministri i Republikës Turke të Qipros Veriore, Ersin Tatar, tha në Ankara se brigjet e Maras-it do të jenë të hapura herët në mëngjes të enjten dhe se makineritë e ndërtimit janë tashmë të vendosura aty.

Ai tha se ata i kishin sjellë punimet në një fazë në përputhje me udhërrëfyesin që kishin përgatitur dhe se ata kishin ndërmarrë hapin e parë konkret.

“Ne po fillojmë punën për t’i dhënë territorit tonë, i cili i referohet plazhit publik, rrugës “Demokratije” dhe zonës bregdetare, qytetarëve tanë për përdorim,” tha Tatar.

Në seancën e Këshillit të Ministrave të KKTC në 18 qershor 2019, u vendos të merreshin hapa për të hapur Maras-in, një destinacion i njohur turistik që ka qenë si një “qytet fantazmë” për gati pesë dekada, i cili është mbyllur që nga viti 1974. Kjo pasi një ekip zhvilloi një studim shkencor.

Zv.kryeministri dhe Ministri i Jashtëm i KKTC, Kudret Ozersay morën pjesë në studimin e parë të inventarit në rajon, në korrik 2019, dhe Kryeministri Tatar ndoqi zhvillimet.

Shoqata e Avokatëve të Turqisë (TBB) mbajti një takim në 15 shkurt me titull “Hapja e Maras-it me aspekte juridike, politike dhe ekonomike”.

Qyteti është viktimë e përplasjeve greko-turke për Qipron, i cili rihapet në një kohë tjetër tensionesh mes Athinës dhe Ankarasë, kësaj herë për të drejtën e shfrytëzimit të burimeve nëndetare rreth Qipros.

Postime të ngjashme

Afrikë, shkon mbi 110 mijë numri i vdekjeve nga COVID-19

S.B.

Vendimi për lockdownin gjatë pashkëve, Merkel u kërkon falje gjermanëve

S.B.

Borell: BE synon krijimin e rrjetit për parandalimin e sulmeve kibernetike

S.B.

Blinken vazhdon presionin ndaj Berlinit mbi ”Nord Stream 2”

S.B.

SHBA i kërkon Johnson & Johnson respektimin e kontratave të furnizimit

S.B.

Merkel kthen mbrapsht vendimin për mbyllje totale gjatë Pashkëve

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...