Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Radev kërkon kapitull të posaçëm në kornizën e bisedimeve me RMV

Sofje, 14 nëntor – Qeveria bullgare dje në seancë të jashtëzakonshme onlajn e konfirmoi qëndrimin e Sofjes zyrtare për kornizat negociuese për aderimin e Maqedonisë së Veriut dhe të Shqipërisë në BE, që duhet të shqyrtohen në takimin e Këshillit për punë të përgjithshme më 17 nëntor, kumtoi pres-shërbimi qeveritar.

“Bullgaria është ndër përfaqësuesit më të fuqishëm të procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian. Vendi ynë e ngriti temën lartë në agjendën e BE-së gjatë kryesimit të saj me Këshillin e Evropës në vitin 2018. Perspektiva evropiane është motivimi më i fortë për kalimin në qeverisjen demokratike dhe një ekonomi tregu në Ballkanin Perëndimor, sipas një deklarate të shkurtër nga mbledhja e qeverisë.” Related Posts Nën 14, 2020 Nën 14, 2020 Nën 14, 2020

Nuk kumtohen më shumë informacione, ose detaje lidhur me pozitën e konfirmuar. Në takimin e fundit të ambasadorëve të BE-së më 6 nëntor, Bullgaria e kundërshtoi miratimin e kornizës negociuese për Maqedoninë e Veriut. Soja e informoi Brukselin se nuk ishte në gjendje të pranonte kornizën e propozuar të negociatave dhe draft deklaratën shoqëruese, duke shpjeguar se ata nuk siguruan garancitë e nevojshme për plotësimin e kushteve bullgare. Bullgaria ka vërejtje për moszbatimin e Marrëveshjes për Fqinjësinë e Mirë, për çështje historike, por edhe për gjuhën dhe identitetin maqedonas.

Këshilli për Çështje të Përgjithshme të BE-së, në të cilin duhet të miratohet korniza negociatore, ishte planifikuar fillimisht për 10 nëntor, por u shty për 17 nëntor, duke i dhënë Shkupit, Sofjes dhe kryesimit gjerman kohë shtesë për të lëvizur më pranë pozicioneve të tyre dhe për të arritur marrëveshje reciprokisht e pranueshme, e cila do të hiqte rezervat bullgare.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...