Agjencia Zhurnal.KS
Shqipëri

Rama: Do hyjë në fuqi ndihma për të prekurit me COVID që trajtohen në shtëpi

Kryeminstri Edi Rama në seancën e sotme në Kuvend, ku do të votohet Buxheti i vitit 2021 tha se në këto ditë do të hyjë në fuqi ndihma për të prekurit me COVID që trajtohen në shtëpi.

Ai gjithashtu tha se do të dyfishohet ndihma ekonomike për të gjithë ata që janë të regjistruar, pasi janë pjesa më vulnerabël e vendit.

“Përveç investimeve është edhe një masë që sot ka një domethënie të veçantë rritja 40% e pagës mjekë e infermierë në të gjithë territorin e republikës, mbetet në fuqi edhe bonusi edhe të mjekëve specialistë të mjekëve që duan të shërbejnë larg vendit ku banojnë. Një pagë konkurruese të asaj që do të merrnin po të shkonin jashtë shtetit. Në këtë buxhet kemi vazhdimin e një mbështetje që hyn në fuqi në ditët në vijim për të gjithë të prekurit me covid që trajtohen në kushte shtëpie. Tu them qytetarëve që duhet t’i referohen besnikërisht mjekut të familjes dhe këshillave që marrin nga urgjenca e të mos marrin ilaçe mos shpenzojnë nga buxheti i familjeve për të bërë dëm në shëndetin e tyre. Është një fenomen që ndodh edhe në vende të tjera, edhe në vende të zhvilluar si Italia. Do të vazhdojmë mbështetjen në financë të recetave bazë dhe gjithë medikamenteve te të gjithë të prekurve nga COVID, do të dyfishojmë ndihmën ekonomike për periudhën kur na duhet të përballemi me pandeminë dhe jo në funksion të të prekurve por t të gjithë të regjistruarve, janë pjesa më vulnerabël e vendit”, tha Rama.

Postime të ngjashme

Stërvitja e NATO-s në Shqipëri një ditë pas zgjedhjeve, Peleshi: Jo thjesht një stërvitje, ja çfarë domethënie ka për vendin

S.B.

“Kufizimet nuk ndryshojnë”, Komiteti Teknik i Ekspertëve: Masat në fuqi edhe për 2 javë të tjera

S.B.

Rama-Manastirliu nga Kamza: Finalizohet marrëveshja për vaksinat kineze, javën që vjen nis vaksinimi masiv

S.B.

SHBA dhuron 29 mjete të blinduara për Forcat e Armatosura të Shqipërisë

S.B.

“Hajde themi Rama ik”/ Rama në Kamëz me fëmijët, batuta: Jepu një Iphone Rakip ta shohësh sa prapa je

S.B.

Grida Duma padit Erion Veliajn për shpifje

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...