Agjencia Zhurnal.KS
Shqipëri

Rama: Dua 74 mandate në zgjedhjet e vitit të ardhshëm

Kryeministri Rama i ka bërë të qartë drejtuesve politik të PS në qarqe se objektiv në zgjedhjet e 25 prillit të vitit të ardhshëm është marrja e 74 mandateve.

Rama e ka cilësuar si kryesfiden e PS, objektiv në fjalë që kjo forcë politike të marrë e vetme numrin e nevojshëm dhe jo vetëm, të deputetëve për të fituar mandate e trete qeverisës.

Në mbledhjen e paradites së kësaj të mërkurë në seline e PS, kreu i kësaj force politike i bëri të qartë koordinatorëve politik të qarqeve se do të ketë riformatim të forumeve duke nisur nga forumi rinor dhe ai i gruas.

Theksi në takimin e Ramës me drejtuesit politik të qarqeve ka qënë rritja e shërbimit ndaj qytetareve.

Burime për Vizion Plus bëjnë të ditur se kryeministri Rama ka kërkuar që cdo javë drejtuesit e PS në qarqe të bëjnë një raport të detajuar mbi punën organizative por edhe punën e funksionareve të PS në institucionet shteterore nga niveli i drejtoreve e më poshtë.

Mësohet se shtabi i punës do mblidhet cdo javë e do të krijohet një kanal komunikimi për cdo nevoje. Mësohet se për momentin nuk ka ende një datë të zhvillimit të Asamblesë Kombëtare.

Pak ditë më parë u zbardhen disa lëvizje në PS sa I takon emrave që do të drejtojne punën e PS në fushatën për zgjedhjet e 25 prillit 2021. Kështu vetë Rama lëvizi nga Vlora drejt Durrësit ndërsa në Shkodër vendi i lënë bosh nga Ditmir Bushati është marrë nga  Ilir Beqaj.

Postime të ngjashme

Stërvitja e NATO-s në Shqipëri një ditë pas zgjedhjeve, Peleshi: Jo thjesht një stërvitje, ja çfarë domethënie ka për vendin

S.B.

“Kufizimet nuk ndryshojnë”, Komiteti Teknik i Ekspertëve: Masat në fuqi edhe për 2 javë të tjera

S.B.

Rama-Manastirliu nga Kamza: Finalizohet marrëveshja për vaksinat kineze, javën që vjen nis vaksinimi masiv

S.B.

SHBA dhuron 29 mjete të blinduara për Forcat e Armatosura të Shqipërisë

S.B.

“Hajde themi Rama ik”/ Rama në Kamëz me fëmijët, batuta: Jepu një Iphone Rakip ta shohësh sa prapa je

S.B.

Grida Duma padit Erion Veliajn për shpifje

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...