Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni TOP LAJM

Rama: RMV theu tabutë me Greqinë, shembull për mosmarrëveshjet në rajon

Athinë, 16 shtator, zhurnal.mk – Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama gjatë takimit “Ballkani Perëndimor përtej 2020-s” të organizuar nga “THE ECONOMIST” në Athinë është shprehur se e vetmja rrugë për të zgjidhur mosmarrëveshjet mes vendeve të Ballkanit është dialogu.

Rama më tej ka shtuar se Shqipëria ka vetëm alternativën për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian, pasi sipas tij kjo është një ëndërr e etërve tanë dhe një kërkesë e fëmijëve e të brezit të ri.

Më tej Rama ka marrë si shembull marrëveshjen Kosovë-Serbi duke thënë se tashmë vendet janë në gjendje që të ulen në dialog për të zgjidhur çdo mosmarrëveshje.

Po kështu Rama ka përgëzuar edhe homologun e tij maqedonas Zoran Zaev duke thënë se ai theu tabutë, me shqiptarët duke u mundësuar zhvillimin si dhe me Greqinë për mosmarrëveshjen e emrit.

Fjala e plotë e Ramës:

“Duket sikur ka një lloj mallkimi se kur ne ishim në formë jo të mirë nuk uleshin në tryezë. Ne nuk kemi një alternativë tjetër e vetmja është të jemi pjesë e Bashkimit Evropian. Jo sepse na e kërkon miqtë e fuqishëm por sepse kjo është një kërkesë e fëmijëve tanë, e brezit të ardhshëm ëndrra e etërve tanë. Në Ballkanin Perëndimor që prej kohësh jemi përfshirë në një bashkëpunim dhe pse ka çështje të tilla si mos njohja e Kosovës nga Serbia, ne kemi qenë në gjendje të ulemi dhe të diskutojmë të ardhmen tonë bashkë. Këto janë kohë të veçanta se jemi goditur të gjithë nga kjo pandemi dhe sipas parashikimeve Rajoni ynë do të jetë më i godituri, pro besoj se ka potencial për të çliruar dhe për të ecur përpara për të mbyllur hedeqet e së shkuarës, mendoj se lajmi i mirë është se mosmarrëveshjet und të zgjidhen së bashku me dialog. I vetmi instrument. Për të përmbyllur, mund të përmend një nga shembujt më të jashtëzakonshëm të kësaj kohe. Zgjidhja e Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë. Kjo lidhet me një situatë ku ti shkon kundër tabuve dhe gjithashtu edhe në Maqedoninë e Veriut, për gjuhën shqiptare për integrimin e shqiptarëve në të gjithë piramidën e vendit është historike dhe një mësim për të gjithë. Sepse duke mos pasur kurajo për të thyer tabutë të duket sikur po thyen karrierën, pro kjo nuk është mënyra. Pasi Zaev fitoi rreth kësaj bindje. Kjo është e mrekullueshme. Të gjithë ne kemi mësuar diçka unë me siguri kamë mësuar nga kjo.” ka thënë Rama.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...