Agjencia Zhurnal.KS
Kosovë

Ramosaj: Mori fund bllokada për ndërtimin e rrugës Deçan-Plavë

Është arritur marrëveshja për projektimin, ndërtimin dhe përdorimin e rrugëve që kalojnë nëpër Zonën e Veçantë të Mbrojtur të Manastirit të Deçanit.

Në lidhje me këtë përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar i pari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj.

Ramosaj ka thënë se mori fund bllokada rreth ndërtimit të rrugës Deçan-Plavë.

“Në takimin e Këshillit për Zbatim dhe Monitorim (KZM) të mbajtur në Zyrën e Bashkimit Evropian, me vetëm një pikë në agjendë: dakordimin e marrëveshjes së lehtësuar nga Ambasadori Italian Nicola Orlando dhe Gjeneralit Michele Risi, me mbështetjen e vendeve të QUINT-it, KFOR-it, dhe Zyrës së BE-së, e cila parasheh zhbllokimin e ndërtimit sipas fazave që do të zhvillohen në sinkron të ndërsjellë, ndërtimin e rrugës ndërkombëtare bypass jashtë Zonës së Mbrojtur, si dhe rrugës lokale brenda Zonës së Veçantë të Mbrojtur”, ka shkruar ai.

Lexoni më poshtë postimin e tij të plotë:

Mori fund bllokada e paqëndrueshme rreth ndërtimit të rrugës Deçan – Plavë.

Në takimit e Këshillit për Zbatim dhe Monitorim (KZM) të mbajtur në Zyrën e Bashkimit Evropian, me vetëm një pikë në agjendë: dakordimin e marrëveshjes së lehtësuar nga Ambasadori Italian Nicola Orlando dhe Gjeneralit Michele Risi, me mbështetjen e vendeve të QUINT-it, KFOR-it, dhe Zyrës së BE-së, e cila parasheh zhbllokimin e ndërtimit sipas fazave që do të zhvillohen në sinkron të ndërsjellë, ndërtimin e rrugës ndërkombëtare bypass jashtë Zonës së Mbrojtur, si dhe rrugës lokale brenda Zonës së Veçantë të Mbrojtur.

Sipas kësaj marrëveshjeje, Komuna e Deçanit do të procedojë me rehabilitimin/shtrimin e rrugës së Gushavcit dhe asaj të Manastirit, në trasetë e tyre ekzistuese, si rrugë lokale duke e përfshirë këtu edhe transportin e mallrave  dhe kafshëve si nevoja të banorëve dhe familjeve që shfrytëzojnë bjeshkët  për gjatë Grykës  së Deçanit.

Me të njëjtën  dinamikë të sinkronizuar, do të rehabilitohet edhe rruga e bypass, duke i dhënë fund një bllokade të paqenë të refuzimit të paarsyeshëm të ndërtimit të rrugës, hapjen e perspektivës ekonomike lokale, realizimit të lirisë së lëvizjes për banorët e Deçanit veçanërisht, dhe lidhjes ndërkombëtare ndër-shtetërore me Plavën.

Urime Deçan!

Postime të ngjashme

Humbin jetën edhe 17 persona nga coronavirusi në Kosovë – konfirmohen 781 raste të reja

S.B.

Haradinaj: Nuk kishim tjetër zgjidhje pos të përballemi me Serbinë

S.B.

Edita Tahiri reagon ndaj deklaratës së Edi Ramës për Kosovën

S.B.

Kurti bën homazhe te varret e presidentit Ibrahim Rugova dhe veprimtarit Adem Demaçi

S.B.

Seanca e Gjykatës së Hagës, avokati i Thaçit: Na jepni materialet që kërkojmë

S.B.

Hoxhaj përkujton 22 vjetorin e bombardimeve të NATO-s: Mision historik në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve për liri

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...