Agjencia Zhurnal.KS
Ekonomi

Raporti: PBB-ja e Kinës do të rritet 2.1%

Parashikohet se Kina do të ketë një rritje të PBB-së 2.1 për qind këtë vit, duke u bërë vendi i parë në botë që arrin rimëkëmbjen ekonomike pas fillimit të pandemisë, thuhet në një raport të Bankës së Kinës të publikuar të hënën.

Kina ka filluar të zbatojë një sërë politikash për të stabilizuar ekonominë dhe për të zbutur ndikimin e rëndë të epidemisë së koronavirusit të ri. Në tre tremujorët e parë, PBB-ja e Kinës njohu një rritje prej 0.7 për qind.

Sipas raportit, parashikohet se ekonomia kineze do të rritet 7.5% në 2021-shin, viti i parë i Planit të 14-të Pesëvjeçar, dhe Kina do të vazhdojë të publikojë masa të rrisin konsumin e brendshëm, përmirësojnë mjedisin e biznesit dhe forcojnë inovacionin.

Ndërkohë, raporti paralajmëron se tregu financiar global është stabilizuar pas trazirave të forta, por ka ende rreziqe të papërcaktuara. Ndikimi i epidemisë do të vazhdojë në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm dhe rimëkëmbja mund të arrihet vetëm në gjysmën e dytë të vitit.

Ekonomia globale mund të paraqesë karakteristikat e “tre uljeve dhe tre të rejave”, përkatësisht rritja e ulët, normat e ulëta të interes dhe investimet e ulëta, dhe forcat e reja, prirjet e reja dhe porositë e reja.

Shumë tema të reja duhet të theksohen midis pasigurive të tregut financiar global, përfshirë ndryshimin e shpejtë të peizazhit politik dhe ekonomik ndërkombëtar, diferencimin e vazhdueshëm të investimeve të drejtpërdrejta ndërkufitare në rajone, bashkëjetesën e “rreziqeve” dhe “mundësive” në sistemin ndërkombëtar shumëpalësh ekonomik e tregtar dhe prirjen e rënies së dollarit amerikan, vihet re në raport.

Postime të ngjashme

Po bisedohet për të drejtat e punëtorëve dhe pagën minimale

Z H

Sistemi efikas dhe transparent për financa publike është parakusht për rritjen ekonomike të çdo shteti

Z H

Vazhdojnë problemet për transportuesit në vendkalimin kufitar Evzoni

admin

Janë miratuar edhe 1,4 milionë euro për kërkesa nga linja e kredive pa interes

admin

Pa thirrje publike janë nënshkruar marrëveshje për furnizime publike në vlerë prej 11 milionë euro

Z H

Amvisëritë të marrin vauçerë për rrymë ose subvencionet t’i marrë drejtpërdrejtë furnizuesi

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...