Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni TOP LAJM

Rashkovski ka dhënë dorëheqje nga posti Sekretar gjeneral i Qeverisë, kryeministri Zaev kërkon të ri

Shkup, 12 nëntor, zhurnal.mk – Dragi Rashkovski, sekretari gjeneral i Qeverisë ka dhënë dorëheqje, por do të mbetet të punojë në atë vend deri sa Qeveria gjenë zgjidhje të re. Deri më tani nuk ka vendim se kush do ta pason, transmeton Zhurnal.

Dorëheqjen sot e ka vërtetuar edhe kryeministri Zaev i cili potencoi se Rashkovsksi para një muaj e gjysëm ka dhënë dorëheqje.

“Sekretari gjeneral Dragi Rashkovski ka dhënë dorëheqje para një muaj e gjysëm, ai e ushtron funksionin deri sa nuk vjen një i ri. Po bëjm ende konsultime, personalisht si kryetar i Qeverisë i cili jam i autorizuar si propozues dhe do të ketë sekretarë gjeneral të ri. Nuk kam marrë vendim, menjëherë pasi të marrim vendim do të informojmë”, tha Zaev.

Për pasues të Rashkovskit spekulohej se do të jetë ish ministri Damjan Mançevski, por ai javë më parë e braktisi politikën dhe u transferua në sektorin privat.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...