Agjencia Zhurnal.KS
Teknologji

Raspberry Pi 400 është tastierë dhe kompjuter njëherazi

Pi 400 ka dimensionet e tastierës zyrtare Raspberry Pi dhe vjen me portat dhe kontektorët ekstra të nevojshëm për ta shndërruar në një kompjuter personal.

Në tetë vite nga lançimi i modelit të parë, Raspberry Pi tradicionalisht është shitur si një kompjuter modular. Ju blini bordin dhe i vendosni vetë pjesët periferike, një kartë SD dhe më pas vazhdoni punën në kompjuterin tuaj të ri.

Fondacioni shikoi ndërsa palë të treta përdornin zgjidhjen e Raspberry për të krijuar desktopët e tyre. Tani i gjithë projekti do të shkojë një hap më tutje me lançimin e Raspberry Pi 400, një kompjuter personal i ndërtuar brenda një tastiere me 78 butonë dhe që kushton 70 dollarë.

Pi 400 ka dimensionet e tastierës zyrtare Raspberry Pi dhe vjen me portat dhe kontektorët ekstra të nevojshëm për ta shndërruar në një kompjuter personal.

Në brendësi është një procesor Broadcom BCM2711 me katër bërthama që gjendet edhe në Pi 4 shoqëruar nga 4GB RAM, Wi-Fi me dy banda, Bluetooth 5.1, portë Gigabit Ethernet dhe tre porta USB.

Janë gjithashtu dy porta microHDMI dhe një portë microSD. Njësia 70 dollarëshe do të thotë se ju blini pjesët tjera dhe aksesorët. Por me 100 dollarë, Pi 400 përfshin ushqyesin, mausin, kartë microSD 16GB, kabëll 1M micro HDMI. Kompjuteri është në shitje nga dita e sotme në SHBA, Britani dhe Francë.

Postime të ngjashme

Tesla pranon bitcoin për shitjen e veturave

S.B.

Përdoruesit e Android-it raportojnë një numër problemesh me aplikacionet e tyre – ja si të zgjidhet problemi

S.B.

SpaceX shpreson të “lëshojë dhe zbresë” një prototip të ri të Starship këtë javë – pas shpërthimit të tri të tjerave

S.B.

Samsung dëshiron të sjellë një telefon inteligjent që paloset dy herë

S.B.

Shitet për 2.9 milionë dollarë postimi i parë në Twitter

S.B.

Nëse identifikoheni me më shumë se gjysmën e këtyre gjërave, ju jeni të fiksuar pas mediave sociale

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...