Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Rasti “Lidhja Ndërkombëtare”, prezantohen SMS porositë e Jovanovskit me Zaevin

Shkup, 2 dhjetor, zhurnal.mk – Përveç kontaktit me kreun e Komunës së Karposhit, Stefan Bogoev dhe të akuzuarit të parë në rastin “Lidhja Ndërkombëtare”. Bojan Jovanovski, në seancën e sotme gjyqësore u prezantuan edhe komunikimi përmes “Whats APp” mes të akuzuarit Jovanovski dhe kryeministrit aktual, Zoran Zaev dhe ish deputetit Aleksandar Kiracovski. Materiali i prezantuar sipas prokurores Gavrillova, janë nga viti 2017.

Në njërën nga SMS porositë të cilat i lexonte prokurorja, opinioni kishte mundësinë të dëgjoj se si i akuzuari Jovanovski, përmes porosisë i kërkon Zaevit që të ndaj kohë për një takim.

“Projekti do të jetë i rëndësisë kombëtare, do të punësohen 200 persona. Ju lutem për takim. Është hapur një hetim për një shumë të madhe parash, për çka bëhet fjalë”, i shkruan i akuzuari Jovanovski kryeministrit Zoran Zaev, sipasë porosisë së prezantuar.

Kësaj kërkese të Jovanovskit, kryeministri Zaev i përgjigjet se do të takohen dhe se MPB-ja do të kryej hetime dhe se shpreson se gjithçka është legalisht.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...