Shkup, 13 nëntor, zhurnal.mk – Prokurorja Fatime Fetai sot ka kërkuar paraburgim për të akuzuarit në rastin “Monstra” Agim Ismailoviq dhe Fejzi Aziri, sepse siç tha procedura penale është drejt përfundimit.
Pas kësaj kerkese, mediat maqedonase kanë shkruar për një arratisje të mundshme të Agim Ismailoviq nga vendi.
Por këtë lajm për Zhurnal e ka përgënjeshtruar avokati Naser Raufi i cili tha se para pak minutash është dëgjuar me Ismailoviq dhe se i njejti është në shtet.
“Para dy minutave kam folur me Agim Ismailoviq, nuk është e vertetë se është arratisur. Policia ka bërë kontrolle te familjarët dhe ata i kanë theksuar se aty është. Ju garantoj se Ismailoviq është në shtëpi”, ka thënë shkurt Raufi.
Ndryshe, nga frika apo rreziku se do të arratisen, prokurorja Fatime Fetai ka propozuar që të akuzuarve në rastin “Monstra”, Agim Ismailloviqit dhe Fejzi Azirit t’u shqiptohet paraburgim. Për këtë, Prokuroria propozon që edhe të akuzuarit Haki Aziri t’i përforcohet masa e paraqitjes në Gjykatë, gjegjësisht ai të paraqitet çdo ditë, ndërkaq për Sami Lutën mbetet masa e njëjtë – të paraqitet dy herë në javë në Gjykatë. Mbrojtja po e kundërshton këtë propozim dhe e quan irraciona