Agjencia Zhurnal.KS
Sport

Reagimi i ashpër i Amir Rrahmanit pas komenteve nga tifozët kosovarë: Mësohuni ta duani vendin tuaj, pastaj komentoni

Amir Rrahmani ka qenë njëra nga mungesa e mëdha të Kosovës për ndeshjen gjysmëfinale të Divizonit D në Ligën e Kombeve.

Kapiteni i Kosovës mungoi për shkak të karantinimit me skuadrën e Napolit pas rasteve me covid-19.

Për mos ardhjen e tij në grumbullim, pati shumë komente negative nga tifozët e Kosovës dhe për këtë ka shpërthyer në reagimin e tij Amir Rrahmani.

Qendërmbrojtësi prishtinas ka thënë se e gjithë skuadra e Napolit është në karantinë dhe nuk i lejohet të bëjnë as një metër larg hotelit.

“I gjithë ekipi i Napolit është në karantinë dhe jemi të ndaluar të bëjmë një metër larg hotelit. Pas të gjitha përpjekjeve të ambasadës italiane në Kosovë, prapë ishte e pamundur të vija”.

Ai i ka sugjeruar komentuesve që fillimisht të mësohen ta duan vendin e tyre para se të komentojnë nëpër rrjetet sociale.

“Mësohuni ta duani vendin tuaj, pastaj të bëni komente”, ka shkruar Rrahmani.

Rrahmani ka bashkangjitur një foto të disa komenteve ku ai e lojtarët tjerë që munguan janë etiketuar si tradhtarë.

Postime të ngjashme

Policia i merr në pyetje zyrtarët e Kombëtares për rastin Muric-Zhegrova

M O

Nedved, kategorik

M O

Zyrtare: Sami Sermaxhaj emërohet trajner i Drenicës

M O

Coutinho-Odegaard, projektohet shkëmbimi

M O

Sonte miqësorja Kosovë – Lituani

M O

Vetëm pesë lojtarë nuk janë në shitje te Juventusi

M O

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...