Agjencia Zhurnal.KS
Kosovë

Reagon Eliot Engel: Krimet i ka kryer Serbia, Specialja është gjykatë etnike

Komiteti për Punë të Jashtme i Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara po e konsiderojnë të drejtë deklaratën e Daniel Serwer se Gjykata Speciale ka juridiksion për hetimin e autorëve serbë të krimeve të luftës nga viti 1998-2000, por se një juridiksion të tillë s’po e zbaton dhe po ndjek vetëm shqiptarët.

Ky reagim vjen pas një shkrimi autorial të Daniel Serwer, i cili duke komentuar aktakuzat e para ndaj udhëheqësve të UÇK-së, ka thënë se kjo gjykatë nuk është një etnike dhe se ka jurdiksion për gjykimin e krimeve të serbëve gjatë viteve 1998-2000.

“Gjykata Speciale ka juridiksion mbi autorët serbë të krimeve të luftës nga viti 1998-2000, por nuk e ka ushtruar atë juridiksion përkundër faktit se shumica e krimeve janë kryer nga forcat serbe”, ka thënë Serwer.

“Kjo është arsyeja pse njerëzit e quajnë atë gjykatë një etnike”, shkruan më tutje në njoftimin e publikuar në rrjetet sociale.

Eliot Engel i cili është edhe drejtues i Komitetit për Punë të Jashtme ditë më parë ka kërkuar nga Departamenti i Drejtësisë së SHBA’së që të hetojë punën e Speciales dhe që Ëashingtoni të ndërprejë bashkëpunimin nëse gjejnë që kjo gjykatë po ndjek vetëm shqiptarët.

Gjatë dy ditëve të fundit, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dy ish-kryeparlamentarët, Kadri Veseli si dhe Jakup Krasniqi kanë dal para gjykatësve të Gjykatës Speciale me seli në Hagë të Holandës.

Postime të ngjashme

Humbin jetën edhe 17 persona nga coronavirusi në Kosovë – konfirmohen 781 raste të reja

S.B.

Haradinaj: Nuk kishim tjetër zgjidhje pos të përballemi me Serbinë

S.B.

Edita Tahiri reagon ndaj deklaratës së Edi Ramës për Kosovën

S.B.

Kurti bën homazhe te varret e presidentit Ibrahim Rugova dhe veprimtarit Adem Demaçi

S.B.

Seanca e Gjykatës së Hagës, avokati i Thaçit: Na jepni materialet që kërkojmë

S.B.

Hoxhaj përkujton 22 vjetorin e bombardimeve të NATO-s: Mision historik në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve për liri

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...