Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Reparti i dializës do të trajtojë pacient me Covid 19 në Gostivar

Gostivar, 7 nëntor – Rritja e numrit të të infektuarve të rinj me Covid 19 në Gostivar, ka çuar autoritetet shëndetësore të përshpejtojnë rregullimin e ish repartit të dializës për Covid Qendër dhe e njejta  është lëshuar në përdorim. Kjo qendër e re ka 8 shtretër.

Drejtori i Spitalit të Gostivarit, Jakup Jakupi bënë të ditur se aty do të trajtohen pacientët me simptoma më të lehta, ndërsa rastet e rënda do vazhdojnë të trajtohen te Reparti Infektiv, ku aktualisht 6 pacientë trajtohen me oksigjen.

“Nga dita e hënë, spitali i Gostivarit parasheh edhe njëri krah i repartit internistik të pranon pacientë me koronavirus. Është zgjedhur ky repartë, pasi i njejti posedon oksigjeno – terapi. Aktaulisht reparti infektiv në Gostivar është i mbushur deri në shtratin e fundit” – u shpreh Drejtori i spitalit të Gostivarit, Jakup Jakupi.

Drejtori Jakupi tha se punohet intensivisht që çdo pacientë të marrë trajtimin e duhur, për çka është rritur edhe personeli shëndetësorë.  

Përndryshe, në Gostivar me rrethinë nga fillimi i pandemisë 1.371 persona janë prekur nga koronavirusi, ndërsa 340 janë aktiv. Deri tani si pasojë e Covid 19, 63 persona e kanë humbur jetën në Gostivar.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...