Deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj në emisionin “Imazh” të RTK-së ka thënë se është e pakuptueshme mosvotimi i pakos për Rimëkëmbje ekonomike në Kuvendin e Kosovës.
Dështimin e votimit Reshitaj e ka lidhur edhe me bojkton njëjavor të PDK-së në Kuvendin e Kosovës.
Tutje ajo e ka quajtur të rëndësisë së veçantë ligjin për Rimëkëmbje ekonomike.
Ajo tutje ka bërë të ditur se vendosja e masave të reja kufizuese nga Qeveria e Kosovës ka ardhur pas bisedimeve dhe konsultimeve ndërmjet partnerëve të koalicionit dhe është vendosur që mos të shkohet me mbyllje totale.
“Kjo që ka ndodh është bërë me rekomandim të IKSHPK-së. Menaxhimin e pandemisë duhet ta bëjnë ekspertët dhe më pas të ndërtohen politika në bazë të rekomandimeve të tyre”, ka thënë Reshitaj.
Ndërkaq e pyetur për zgjedhjen e presidentit të ri, deputetja e AAK-së ka thënë se është nder për Kosovën që Ramush Haradinaj të jetë i pari i shtetit.
Ajo këtë e ka arsyetuar me rolin e Haradinajt në përiudha të ndryshme historike të Kosovës, derisa ka shtuar se këtë e forcon edhe shkuarja në Hagë e drejtuesve kryesore të UÇK-së.