Agjencia Zhurnal.KS
Showbiz

Ribashkimi i “Friends” – seriali nis xhirimet e episodeve të reja në mars

Episodi i bashkimit ‘të miqve’ të serialit shumë të shikuar “Friends” që është pritur me padurim tani do të fillojë xhirimet marsin e ardhshëm, sipas Matthew Perry.

“Ribashkimi i ‘Friends’ po planifikohet për fillimin e marsit”, shkroi ai të enjten në Twitter, shkruan BBC.

“Duket sikur kemi një vit të ngarkuar. Dhe kjo është mënyra se si më pëlqen”, shkroi tutje ai.

Shfaqja speciale e vetme do të fillonte xhirimet në gusht, por u vonua për shkak të pandemisë së coronavirusit.

Seriali do të risjellë së bashku emrat e njohur të kastit të dikurshëm të aktorëve si: Jennifer Aniston, Courteney Cox, Lisa Kudrow, Matt LeBlanc dhe David Schwimmer.

Deri të premten në mëngjes, statusi i Perryt kishte marrë më shumë se 100,000 pëlqime dhe rishpërndarje.

“Friends”, që ndiqte fatin e gjashtë miqve të rinj që jetonin në New York, fillimisht u transmetua nga viti 1994 deri në vitin 2004.

Shfaqja përfundimtare u shikua nga 52.5 milionë shikues në Sh.B.A., duke e bërë atë episodin më të shikuar televiziv të viteve 2000.

Thashethemet për një ribashkim të “Friends” u përhapën shpejt pasi Aniston publikoi një fotografi të kastit së bashku vitin e kaluar.

Postimi debutues i aktores në Instagram zgjati pesë orë e 16 minuta duke i dhuruar asaj një milion ndjekës.

Xhirimet për specialin “Friends” do të zhvillohen në Burbank, Kaliforni.

Episodet e reja do të transmetohen në shërbimin streaming ‘HBO Max’ në një datë që ende nuk është përcaktuar.

Postime të ngjashme

Motra e Dua Lipës, Rina bëhet imazh i fushatës së re reklamuese të pijes “Coca-Cola”

S.B.

Princi Harry me punë të re në organizatën bamirëse “BetterUp”

S.B.

Ka vdekur aktori George Segal

S.B.

Bebe Rexha dhe marka e atleteve “Puma” bashkëpunojnë në koleksionin “Power”

S.B.

Kim Kardashian ndërton një qytezë në miniaturë në rezidencën e saj luksoze në Kaliforni

S.B.

Dua Lipa së shpejti do të sjellë një këngë të re, shpreson të mbajë turne në shtator

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...