Agjencia Zhurnal.KS
Opinion

Rikthimi i moralit në politikë

Dr. Sc. Salihe Salihu

E gjithe bota ishte nen presionin e pritjes se kush do udheheqte Shtetet e Bashkuara te Amerikes per kater vitet e ardhshme. Kishte opinione te ndryshme te shtyra nga preferencat individuale por prevalente ishte ideja se a do kete kthim te diskursit me moral politik apo do vazhdoj diskursi trumpjan ne politik. (Nuk eshte e habitshme per keto antagonizma sepse disa qe ishin kunder politikes aktuale por nuk mungonin edhe të tjerët që favorizonin mbajtjen e ketij diskursi trmpjan. Bile kjo preference ka dominuar ne disa qarqe edhe ne Kosove tek disa deputete tone sepse Trumpi e gruja e tij Melania Trump u bane yrnek te tyre në sjellje e qëndrime).

Keshtu qe, SHBA-ja ndonese eshte djepi i demokracise megjithate nen regjimin e Trumpit u tundos demokracia dhe ne vend te saj zuri vend vetme interesi ekonomik dhe zenia e pozitave pa merita, pra duke mos e perfillur aspak parimin e moralit.

Ky diskurs trumpjan ishte diametralisht ne kundershtim me konceptin e filozofise kantiane per shtrirje e imazhit te moralit si pjese fundamentale e sistemit politike boteror.

Veprimet pa moralitet ne politiken e Trumpit nuk ishin befasuese sepse ne biografine personale te tij mungonte segmenti i moralit. Bile per deficitin e moralit nuk ndjente asnje brengosje Trumpi por kete deficit e ndjeu kurrizi i popullit amerikan.

Po ta analizojme periudhen trumpjane dalin në sipërfaqe dy anët e medaljes. Zgjedhja e Trumpit sa ishte e demshme per vendin e boten po aq ishte e dobishme sepse zgjoi mprehtesine e mendimit për vlerën e demokracisë dhe shtyri popullin amerikan te reflekton.

Si te thuash me gjuhe popullore edhe e keqja sjell te mira e ne kete kontekst vertet politika e keq solli nje te mire dhe mobilizoj popullin amerikan qe edhe ne kohe pandemi ta rikthen moralin ne politike. Vuajtja per moral ne politike e ngriti ne kemb populli qe te votoj masovikisht njeriun qe si ne sferen private dhe ate publike ndjek diskursin politike mbi parimin e moralit. Ne mbrojte te diskursit politik me baze morale votuan 73 miljon amerikane dhe me votat e tyre rikthyen besimin te vlera e patjetersuar e moralit ne politike si domosdoshmeri e perhershme kudo ne bote.

Prandaj, fitorja e Joe Bidenit eshte nje triumf i parimit te moralitetit, ne radhe te pare ne SHBA por edhe ne nivel boteror, sepse e riktheu bazen e parimit te moralit ne politike.

Me kete rikthim te moralit ne politike do te perfiton e gjithe bota demokratike sepse po e perforcon qenesine e demokracise ne nivel nderkombetare,. Qenesia e demokracise pushon ne disa segmente primare, si arsyeshmeria, e verteta, merita, si dhe ë parimin e drejtësisë. Pra, demokracia paraprine nje politike ku duhet te dominoj arsyeshmeria e thjeshte, te dominoj e drejta, te mbrohet e verteta. Keto jane vlera te demokracise qe duhet te shtrihen me kujdes qe te mos sterkeqet rendi demokratik por te rifreskohet nga cdo gjenerate. Pa mbrojtjen e ketyre vlerave askund ne asnje shtet nuk do te kete stabilitet sepse do vuaj nga mungesa e moralit politik.

E SHBA- ja e populli amerikane me votat e tyre e rikthyen moralin ne politike dhe u rikthyhen ne prijes botëror duke treguar se jane gardiane te demokracise.

Postime të ngjashme

Mos eja shpesh në Bruksel Albin Kurti

Z H

Lufta e Kosovës dhe bombardimi i NATO-s kundër Serbisë dhe “haxhiqamilizmi”

Z H

MOS NËNÇMONI DIASPORËN SHQIPTARE!

admin

KUSH TENTON TA PENGOJË RRUGËN DEMOKRATIKE TË KOSOVËS?

R Zh

Musliu / Zaev, s’të ka faj Bashkimin Evropian, por përvjeli krahët e kryejë fillimisht detyrat në shtëpi

R Zh

Partia Demokratike e Kosovës dhe sfidat e saj sot

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...