Agjencia Zhurnal.KS
Shqipëri

Rimbursimi i gjobave për shtetasit shqiptar që janë gjobitur në shtetet e huaja, dokumentet që duhen

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton se do të rimbursojë gjobat e vendosura nga autoritetet e shteteve të huaja për shqiptarët, të cilët shkelën afatin e lejuar të qëndrimit për shkak të rregullave të vendosura për parandalimin e koronavirusit gjatë periudhës 10 mars – 1 qershor.

Dokumentat që qytetarët duhet të dërgojnë përmes postës për të përfituar rimbursimin:

  • mandatin e arkëtimit që vërteton kryerjen e pagesës së gjobës, të përkthyer dhe noterizuar
  • formularin e vendosjes së gjobës nga policia kufitare
  • vetëdeklarim për pëlqimin e individit për verifikimin e hyrje-daljeve të tij kufitare nga sistemi TIMS, sipas formatit të përcaktuar (sipas formatit bashkëlidhur njoftimit)
  • fotokopje të dokumentit të identifikimit të individit (pasaportë, kartë identiteti)
  • të dhënat individuale të llogarisë bankare në Lekë (emër banke dhe IBAN)
  • numër kontakti personal ose  adresë email

Dokumentet e mësipërme duhet të dorëzohen pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, nëpërmjet shërbimit postar (apo në kutinë postare në DPT). Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve fton të gjithë individët e interesuar që, për të siguruar një rimbursim të shpejtë dhe brenda afatit, si dhe për të shmangur vonesat në këtë proces, të dorëzojnë dokumentacion të saktë sipas kërkesave të VKM nr.474, datë 15.06.2020.

Postime të ngjashme

Stërvitja e NATO-s në Shqipëri një ditë pas zgjedhjeve, Peleshi: Jo thjesht një stërvitje, ja çfarë domethënie ka për vendin

S.B.

“Kufizimet nuk ndryshojnë”, Komiteti Teknik i Ekspertëve: Masat në fuqi edhe për 2 javë të tjera

S.B.

Rama-Manastirliu nga Kamza: Finalizohet marrëveshja për vaksinat kineze, javën që vjen nis vaksinimi masiv

S.B.

SHBA dhuron 29 mjete të blinduara për Forcat e Armatosura të Shqipërisë

S.B.

“Hajde themi Rama ik”/ Rama në Kamëz me fëmijët, batuta: Jepu një Iphone Rakip ta shohësh sa prapa je

S.B.

Grida Duma padit Erion Veliajn për shpifje

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...