Në spektaklin e bukurisë botërore ‘Miss Globe 2020’ që në kushte Pandemie u mbajt në Tiranë me pjesëmarjen e 42 kandidateve nga mbarë bota, në këtë spektakël tirumfoi bukuroshja kosovare Lorinda Kolgeci e cila nga juria ndërkombëtare u shpall ‘Miss Globe 2020’.

Pos Lorindes si bukuroshe e Globit, të pranishmit i mahniti edhe këngëtarja kosovare Rina Ramadani e cili me këngën e saj premierë “Dorëzohem” i la të mahnitur të gjithë të pranishmit. Rina, si në paraqitje ashtu edhe në këndim tregoi se edhe këto skena të mëdha botërore, di më së miri të prezantojë këngën shqipe.
Ndërkohë që si pjesë e jurisë profesionale në këtë spektakël ka qenë dhe showman-i i njohur Avni Qahili.
