Agjencia Zhurnal.KS
Auto

Rivalitet ndryshe – BMW e reklamon Mercedes S-Class me anë të një video

Megjithëse ekziston një konkurrencë e ashpër në treg midis dy prodhuesve premium gjermanë, bavarezët kanë treguar me këtë mesazh se lojtarët e mëdhenj mund të dhurojnë komplimente edhe kundërshtarëve më të mëdhenj. 

Sytë e të gjithë botës këtë javë ishin përqendruar te Mercedes, i cili prezantoi S-Class të ri disa ditë më parë, transmeton Telegrafi.

Ngjarja u ndoq nga afër nga rivalët më të mëdhenj, të tillë si BMW, i cili reagoi në një mënyrë jointeresante ndaj premierës së sedanit luksoz të Mercedes, i cili konkurron në treg me Seritë e tyre 7.

Departamenti i marketingut i BMW i la një mesazh të pazakontë Mercedesit në Instagram pas prezantimit të S-Class.

https://www.instagram.com/p/CEpBbQvnbXi/?utm_source=ig_web_copy_link

“Nice S” natyrisht mund të interpretohet si një kurbë e mirë “S” (për ngarje), por bavarezët nuk e fshehin që ky mesazh i drejtohet klasës së re S:

“Hej, punë e mirë, Mercedes-Benz! Ne jemi gjithashtu tifozë të mëdhenj të S-Class”.

Postime të ngjashme

Një Lotus “i ri” i vitit 2013 shitet për 70.000 dollarë

S.B.

Prodhuesi më i madh i veturave në Kinë do të lansojë rivalin e Teslas

S.B.

Megane 2021 i prin rrugës elektrike të Renaultit

S.B.

Hyundai paralajmëron nxjerrjen në treg të modelit Alcazar

admin

Nis prodhimi i Audi Q4 e-tron

admin

Elon Musk: Ne kemi bërë veturat më të mirë të të gjitha kohërave

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...