Rreth orës 22:00 ka ndodhur një rrahje në rrugën ”Ilir Konushevci” në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.
Në këtë rrahje kanë qenë të përfshirë shtatë persona, të cilët janë shtetas të huaj dhe aktualisht supozohet të jenë Sirianë, ndërsa dy prej tyre janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.
Menjëherë për këtë rast, Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe më pas ka dërguar pesë të dyshuar në stacionin policor.