Agjencia Zhurnal.KS
Bota

Rriten frikshëm shifrat në Itali, 445 të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit

Vijojnë të rriten frikshëm shifrat e të infektuarve dhe viktimave në Itali në 24 orët e fundit.

Mediat italiane raportojnë se vetëm në 24 orët e fundit janë kryer gjithësej 219 884 teste nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 34 505 persona.

Ndërsa numri i të vdekurve nga koronavirusi në 24 orët e fundit, mësohet se është më i larti që prej 2 majit, ku ka arritur në 474 të vdekur.

“Sot kemi 34 505 raste të reja të infektimit me koronavirus, nuk është një shenjë e mirë, edhe pse tamponët kanë qenë gati 220 mijë (219 884). Të vdekurit janë 445” deklaroi Gianni Rezza, nga Instituti italian i Shëndetësisë në konferencën për shtyp duke folur mbi situatën epidemiologjike.

Ndërkohë nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i përgjithshëm i të të infektuarve me Covid-19 ka shkuar në 824 879 mes të cilëve kanë humbur jetën 40 192.

Postime të ngjashme

Afrikë, shkon mbi 110 mijë numri i vdekjeve nga COVID-19

S.B.

Vendimi për lockdownin gjatë pashkëve, Merkel u kërkon falje gjermanëve

S.B.

Borell: BE synon krijimin e rrjetit për parandalimin e sulmeve kibernetike

S.B.

Blinken vazhdon presionin ndaj Berlinit mbi ”Nord Stream 2”

S.B.

SHBA i kërkon Johnson & Johnson respektimin e kontratave të furnizimit

S.B.

Merkel kthen mbrapsht vendimin për mbyllje totale gjatë Pashkëve

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...