Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Rritet numri i pacientëve me Covid të shtruar në spitale

Shkup, 9 shtator – Zhurnal.mk – Në periudhën prej 31 gushtit deri më 6 shtator, nga 790 pacientë të infektuar, 174 prej tyre janë të moshës 30 deri në 39 vjeç, 172 janë persona mbi 60 vjeç, informon Zhurnal.

Janë regjistruar pacientë të infektuar të rinjë të moshave të ndryshme. Numër i madh i të prekurve regjistrohet edhe tek personat të moshës 40-49 vjeç – 134, 50-59 – 129, 20 deri 29 vjeç – 118. Fëmijët të moshës 0 deri 9 vjeç janë 22, ndërsa nga 10 deri në 19 vjeç 40 pacientë.

Javën e kaluar janë regjistruar 790 raste të reja në 32 qytete të ndryshme. Më së shumti ka nga Shkupi gjithsej 221.

Nga rastet javën e kaluar, janë hospitalizuar 132 pacientë, që është rritje për 85,9 përqind në krahasim me para dy javëve. Tek 219 persona është regjistruar prezencë e komorbiditeteve.

Si të shëruar me dy teste negative janë regjistruar 1052 persona.

Kishte 20 të vdekur nga 13 qytete, që paraqet ulje për 42,9% nga java e kaluar. Sa i përket moshës, 16 perosna kanë qenë mbi 60 vjeç, 2 pacientë të mohshës 50-59 vjeç dhe 2 pacientë të moshës 40-49 vjeç. Një pacient i moshës 30-39 vjeç./Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...