Shkup 05.11.2020 Zhurnal.mk
Ditën që lam pas u regjistrua numër rekord i rasteve pozitive nga covid-19 duke arritur deri në numrin 1192, ndërsa rasti i vdekjeve me rezultatin pozitiv nga PCR testet ishte 22.
Sipas raportimeve të mediave vendore, spitalet shtetërore janë të stërmbushur me pacient të infektuar nga covid-19, ndërsa numri i personave të cilët trajtohen nga koronavirusi deri më sot ka arritur në 843.
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe para disa ditëve ka bërë të ditur se për shkak të plotësimit të kapaciteteve të Klinikës Infektive dhe spitalit modular, me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë pacientë të sëmurë nga “Covid 19” do të trajtohen edhe në institucione të tjera shëndetësore.
Filipçe gjithashtu tha se pret që në tre deri më katër javët e ardhëshme masat e reja të rezultojnë me uljen e numrit të personave të infektuar me “Covid 19”. Nëse masat respketohen, të njetat do të japin rezultatet e duhura.
“Cikli i ndryshimeve dhe rezultateve nga masat e vendosura jo vetëm tek ne, por edhe në shumë vende tjera vijen pas tre deri në katër javë. Aq është cikli i një trendi të zvogëlimit të transmisionit të virusit deri në rënien e dukshme të numrit të personave të infektuar. Të tilla janë edhe pritshmëritë tona edhe pse nuk është mirë të parashikohet.” ka deklaruar Ministri Filipçe javën e kaluar.
Sa i përket mungesës së personelit mjekësor, Ministri i Shëndetësisë tha se kjo do të plotësohet edhe me mjek internist të cilët do të punojnë edhe në kujdestari për tu dalë në ndihmë infektologëve.
Në lidhje me vendosjen e rregullave të rreja e cila kufizimin për punën e sektorit gastronomik prej orës 23.00 ka ulur në 21.00, nga Inspektorati i tregut për Zhurnal tregojnë se nuk ka shkelje të rregullave dhe se rregullat e reja rrespektohen në të gjithë këto lokale.
“Nuk janë regjistruar mosrespektime të masave. Me masat e reja deri tani nuk janë denoncuar mosrespektime të orarit të punës. Ne jemi në teren 24 orë, kontrollojmë edhe kompanitë të cilët punojnë edhe me porosi, dhe nuk kemi asnjë mosrespektim të masave.” deklaruan nga Inspektorati i tregut për Zhurnal.
Qeveria gjithashtu ka vendosur kufizim edhe në grupimet e qytetarëve deri në 4 persona pas orës 21.00 dhe nuk janë vërrejtur mosrespektime deri tani.
Nga ana tjetër, në lidhje me pyetjet se a do të ketë orë policore në ditët e ardhshme, Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe ka përsëritur disa herë në ditët e kaluara qëndrimin e tij se nuk do të jetë e domosdoshme të merret vendim për orë policore dhe se me rrespektimin e masave të fundit pritet që të ulet numri i të infektuarve për disa javë.