Gjatë mëngjesit të sotëm, rreth orës 08:00, në magjistralen Prishtinë – Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku, me ç’rast është rrokullisur një veturë.
Zëdhënësja e Policisë, Florie Ahmeti, ka thënë për “Zërin” se nuk ka persona të lënduar dhe me rastin po merren njësitet e trafikut.
“Rreth orës 08:00, në rrugën Prishtinë – Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku një veturë, e cila ishte në lëvizje, për shkaqe akoma të panjohura, e ka humbur kontrollin dhe është rrokullisur. Duke u bazuar në të dhënat e deritanishme, nuk ka persona të lënduar. Me rastin po merren njësitet e trafikut”, ka thënë ajo.