Agjencia Zhurnal.KS
Bota

Rusia vendos pikat e vëzhgimit në Malësinë e Karabakut

Zëdhënësi i ministrisë ruse të Mbrojtjes, Igor Konashenkov, tha se ushtria ruse përfundoi vendosjen e pikave të vëzhgimit, duke shtuar se armëpushimi është duke u mbikëqyrur përgjatë vijës së kontaktit

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë njoftoi sot se përfundoi vendosjen e pikave të vëzhgimit në vijën e kontaktit në rajonin e Malësisë së Karabakut sipas marrëveshjes së armëpushimit midis Azerbajxhanit dhe Armenisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Armëpushimi po vëzhgohet përgjatë gjithë vijës së kontaktit, tha zëdhënësi i ministrisë Igor Konashenkov në një konferencë për media në Moskë.

“Vendosja e pikave të vëzhgimit të paqeruajtësve rusë ka përfunduar në zonat ku po zhvillohet operacioni paqeruajtës përgjatë vijës së kontaktit. Ata kryejnë monitorimin e situatës gjatë gjithë kohës”, tha ai.

Konashenkov gjithashtu tha se që nga 10 nëntori, aeroplanët e Forcave Hapësinore Ruse zhvilluan më shumë se 140 fluturime për transferimin e paqeruajtësve dhe pajisjeve.

Ndërkohë, zhvillimet e fundit në Malësinë e Karabakut u diskutuan në një bisedë telefonike të zhvilluar mes presidentit rus Vladimir Putin dhe homologut të tij francez Emmanuel Macron.

“Putin dhe Macron theksuan rëndësinë e adresimit të çështjeve urgjente humanitare, përfshirë kthimin e refugjatëve në vendet e tyre të përhershme të qëndrimit, sigurimin e kushteve për jetë normale të popullsisë, rivendosjen e infrastrukturës dhe ruajtjen e kishave dhe manastireve të krishtera”, njoftoi Kremlini nëpërmjet një kumtese.

Putini gjithashtu informoi Macron-in për krijimin e Qendrës Ruse për Reagim Humanitar.

Marrëdhëniet midis Armenisë dhe Azerbajxhanit mbi Malësinë e Karabakut kanë mbetur të tensionuara që nga viti 1991, kurse përplasjet e reja shpërthyen më 27 shtator.

Që atëherë, Armenia ka sulmuar vazhdimisht civilët dhe forcat azerbajxhanase, madje duke shkelur tri marrëveshje të armëpushimit humanitar.

Gjatë kësaj kohe, Azerbajxhani çliroi disa qytete dhe rreth 300 vendbanime dhe fshatra nga pushtimi armen.

Më 10 nëntor, dy vendet nënshkruan një marrëveshje të ndërmjetësuar nga Rusia për t’i dhënë fund luftimeve dhe për të punuar drejt një rezolute gjithëpërfshirëse.

Postime të ngjashme

Afrikë, shkon mbi 110 mijë numri i vdekjeve nga COVID-19

S.B.

Vendimi për lockdownin gjatë pashkëve, Merkel u kërkon falje gjermanëve

S.B.

Borell: BE synon krijimin e rrjetit për parandalimin e sulmeve kibernetike

S.B.

Blinken vazhdon presionin ndaj Berlinit mbi ”Nord Stream 2”

S.B.

SHBA i kërkon Johnson & Johnson respektimin e kontratave të furnizimit

S.B.

Merkel kthen mbrapsht vendimin për mbyllje totale gjatë Pashkëve

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...