Agjencia Zhurnal.KS
Shëndetësi

Sa gjatë do të jetoni? Matni vëllimin e belit tuaj dhe do të mësoni

Zbulim i shkencëtarëve londinezë

Nëse ju intereson edhe sa ditë ju kanë mbetur në këtë botë, sekreti fshihet në një llogari të thjeshtë: Merrni një metër – mbase mund edhe të zgjasni jetëgjatësinë tuaj!

Shkencëtarët e shkollës afariste “Cass” në Londër theksojnë që treguesi më i mirë i jetëgjatësisë është vëllimi i belit, transmeton Telegrafi.

Ata të cilët belin e kanë më të madh për 15 centimetra nga gjysma e gjatësisë së tyre jetojnë mesatarisht dy vjet më pak. Sa më shumë që të rritet vëllimi i belit, numri i viteve të jetës zvogëlohet.

Gruaja e gjatë 160 cm do të duhej të ketë vëllimin e belit deri në 80 cm.

Sa më i madh të jetë vëllimi i belit në krahasim me gjatësinë, shkurtohet jetëgjatësia.

Shkencëtarët kanë grumbulluar të dhëna nga 300 mijë njerëz dhe kanë ardhur deri te rezultati që vëllimi i belit do të duhej të jetë sa gjysma e gjatësisë së njeriut.

Mashkulli i gjatë 180 cm duhet të ketë vëllimin e belit prej 90 cm, ndërsa femra e gjatë 160 cm duhet të ketë vëllimin e belit deri në 80 cm.

Pra, rregulli vlen për të dy gjinitë.

Vëllimi i këtillë i belit tregon sa janë më të vogla shanset për t’u sëmurë nga sëmundjet kardiovaskulare, sepse yndyra e shtresuar në pjesën e stomakut rrit rrezikun nga sulmi në zemër dhe presioni i lartë i gjakut.

Postime të ngjashme

Çfarë mund të tregojnë rrudhat në ballë për shëndetin e zemrës

admin

Si të pastroni enët e gjakut me një trajtim të thjeshtë natyral

admin

Rastet kur nuk duhet të përdorni vaj kokosi

S.B.

Pija shëruese me xhenxhefil që lufton viruset, lehtëson dhimbjen e kyçeve dhe problemet e tretjes

S.B.

Kontrolloni sytë tuaj për shenja të hershme të sëmundjes së zemrës

S.B.

Raporti i ri i AstraZeneca thotë se vaksina ishte 76 për qind efektive në parandalimin e simptomave të COVID-19

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...