Agjencia Zhurnal.KS
Auto

Sa vetura i prodhojnë brenda një minute kompanitë gjigante?

Pothuajse 100 milionë makina të reja prodhohen çdo vit në botë.

Individualisht, Kina është larg prodhuesi më i madh i makinave në planet, me rreth 25.7 milionë automjete të prodhuara në vit, shkruan faqja MoneyShake.com.

48.9 makina prodhohen në këtë vend çdo minutë. Kjo është më shumë se në tre vendet e ardhshme të kombinuara – SHBA (20.7), Japoni (18.4) dhe Gjermani (8.9), transmeton Telegrafi.

Kur bëhet fjalë për ndërmarrjet e makinave, shumica e automjeteve prodhohen në një minutë në impiantet e Toyota (19.9), dhe më pas në fabrikat e Volkswagen Group (19.8).

E treta është grupi automobilistik i Koresë së Jugut Hyundai, me 13.7 makina të prodhuara në minutë. I katërti është General Motors (13) dhe i pesti është Ford (12.2).

Pasohet nga Nissan (11), i cili renditet veçmas në këtë listë edhe pse është në një grup me kompaninë franceze Renault, e ndjekur nga Honda (10), FCA (8.8), Renault (7.9) dhe PSA (6.9).

Postime të ngjashme

Një Lotus “i ri” i vitit 2013 shitet për 70.000 dollarë

S.B.

Prodhuesi më i madh i veturave në Kinë do të lansojë rivalin e Teslas

S.B.

Megane 2021 i prin rrugës elektrike të Renaultit

S.B.

Hyundai paralajmëron nxjerrjen në treg të modelit Alcazar

admin

Nis prodhimi i Audi Q4 e-tron

admin

Elon Musk: Ne kemi bërë veturat më të mirë të të gjitha kohërave

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...