Agjencia Zhurnal.KS
Kuzhina

Sallatë orientale me lakra, karota, selino

Shoqëroni vaktet tuaja me këtë sallatë të shijshme dhe të shëndetshme

Përbërësit:

– 200 g lakër të freskët,
– 1 karotë;
– 1 kastravec;
– 2 – 3 kërcej selinoje;
– 2 thelpinj hudhre;
– 2 lugë gjalpë;
– 1 lugë lëng limoni;
– 2 lugë salcë soje;
– pak piper sipas shijes.

Përgatitja:

Grini trashë në rende apo pritni lakrën, pastaj kastravecin dhe karotën pritni në shirita të hollë, ndërsa selinon në rrathë sa më të vegjël dhe të gjitha përzieni.

Në një enë të veçantë përzieni salcën e sojës, gjalpin dhe lëngun e limonit.

Shtoni hudhrën dhe piperin, sipas shijes.

Kripa nuk nevojitet, sepse salca e sojës është mjaft e njelmët.

Qitni sipër perime dhe kënaquni.

Postime të ngjashme

Petulla të shijshme

S.B.

RINIA Center prej tani me pikë shitje edhe në Shkup

S.B.

Sallatë e ngrohtë me patate me mish toni

S.B.

Shije magjepsëse orientale: Sytliaçi origjinal turk është një kënaqësi për grykësit e vërtetë!

S.B.

Puding me fara Chia dhe kafe

S.B.

Brokoli me parmezan: Një recetë që do ta pëlqeni pa masë

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...