Agjencia Zhurnal.KS
Bota

Sanksione amerikane ndaj zyrtarëve kinezë për shtypjen në Hong Kong

Shtetet e Bashkuara kanë vënë sanksione ndaj katë zyrtarëve kinezë në institucionet e sigurisë së Hong Kongut, lidhur me rolin e tyre në shtypjen e kundërshtarëve.

Sekretari i Shtetit Mike Pompeo, tha se të katër zyrtarët kinezë janë të lidhur me siç thuhet, “zbatimin e Ligjit të Sigurisë Kombëtare nga Republika Popullore e Kinës dhe kërcënimin ndaj paqes, sigurisë dhe autonomisë së Hong Kongut, në përputhje me Urdhërin Ekzekutiv 13936.” Zyrtarët ndaj të cilëve janë vënë sanksione janë Li Jiangzhou, Edwina Lau, Steve Li Kwai-wah dhe Deng Zhonghua.

Sipas Departamentit të Shtetit, Li Jiangzhou është nëndrejtor i Zyrës për Ruajtjen e Sigurisë Kombëtare, e krijuar sipas ligjit të sigurisë kombëtare. Lia drejton Divizionin e Sigurisë Kombëtare të forcave policore të Hong Kongut dhe Li Kwai-Wah është mbikëqyrës i lartë. Deng është nëndrejtor i Zyrës së Punëve për Hong Kongun dhe Makau.

“Këtyre individëve u ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara, dhe pasuritë e tyre nën juridiksionin amerikan ose nën posedimin ose kontrollin e individëve amerikanë do të bllokohen,” thuhet në dekleratën e Departamentit të Shtetit. “Këto veprime theksojnë vendosmërinë e Shteteve të Bashkuara për të mbajtur përgjegjës figura të rendësishme që po dëmtojnë në mënyrë aktive liritë e popullit të Hong Kongut dhe po minojnë autonominë e tij”.

Kina imponoi ligjin e sigurisë kombëtare në Hong Kong në korrik për të trajtuar në mënyrë rigoroze kundërshtimin ndaj veprimeve të Kinës në ish koloninë britanike.

Ndërkohë, në muajin tetor, Uashingtoni paralajmëroi se do të vinte sanksione ndaj individëve të përfshirë në shtypjen e lirive në Hong Kong. Në gusht, Shtetet e Bashkuara vëndosën sanksione ndaj Shefes Ekzekutive të Hong Kongut Carrie Lam dhe zyrtarëve të tjerë, duke thënë se ishin përfshirë në shtypjen e disidentëve.

Sekretari Pompeo i kërkoi Pekinit që të, “respektojë zotimet ndërkombëtare të marra në bazë të dekleratës së përbashët Kinezo-Britanike, traktat ky i regjistruar në Kombet e Bashkuara”.

Postime të ngjashme

Afrikë, shkon mbi 110 mijë numri i vdekjeve nga COVID-19

S.B.

Vendimi për lockdownin gjatë pashkëve, Merkel u kërkon falje gjermanëve

S.B.

Borell: BE synon krijimin e rrjetit për parandalimin e sulmeve kibernetike

S.B.

Blinken vazhdon presionin ndaj Berlinit mbi ”Nord Stream 2”

S.B.

SHBA i kërkon Johnson & Johnson respektimin e kontratave të furnizimit

S.B.

Merkel kthen mbrapsht vendimin për mbyllje totale gjatë Pashkëve

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...