Agjencia Zhurnal.KS
Kuriozitete

Sasia totale e coronavirusit që ka infektuar 53 milionë njerëz është sa një lugë çaji

Sasia totale e patogjenit të coronavirusit që ka infektuar 53 milionë njerëz në të gjithë botën përshtatet në pak më shumë se një lugë çaji, llogaritur nga matematikani australian Matt Parker.

Me fjalë të tjera, nëse mbledhim të gjithë patogjenët që kanë infektuar 53 milionë njerëz në botë deri më tani, do të merrnim një vëllim prej tetë mililitra lëng, shkruan Daily Mail, duke shtuar se një lugë çaji mund të mbajë afërsisht gjashtë mililitra lëng, transmeton Telegrafi.

Matematikani Matt Parker bëri disa supozime për të arritur numrin në fjalë, por thotë se edhe në projeksionin më të madh të vlerësimeve të tij, e gjithë sasia e coronavirusit do të ishte në gjendje të futet në një gotë raki, e cila është rreth 45 mililitra lëng.

“I gjithë kaosi që ka lindur në botë … bie në një lugë çaji”, tha ai.

COVID-19 është një milion herë më i vogël se një qelizë njerëzore

“Grimcat e coronavirusit janë shumë të vogla”, shpjegoi Parker.

Në fakt, COVID-19 është një milion herë më i vogël se një qelizë njerëzore dhe Parker, si kontribues në një shfaqje shkencore të BBC, bëri vlerësimin e tij të numrit të qelizave në secilin virus bazuar në ngarkesën virale të matur nga tamponët, bazuar në hulumtimin e botuar në revistën mjekësore Lancet.

Duke përdorur një shifër prej 300,000 rastesh të reja ditore të infeksionit në të gjithë botën dhe duke supozuar se çdo person është ngjitës për 14 ditë, ai llogariti numrin e njerëzve që aktualisht mbartin virusin.

Kur ai shumëzoi gjithçka, ai llogariti që të gjitha së bashku në trup kanë 3.3 kuadrilion qeliza të COVID-19.

Postime të ngjashme

Zgjidhni një flutur dhe zbuloni anët e fshehura të personalitetit tuaj

S.B.

Nusja e bllokuar nga përmbytjet në Australi dërgohet me helikopter në dasmë

S.B.

Një “Rapunzel” në jetën reale, nuk i shkurtoi flokët për 17 vjet

admin

Ja si do të duket qyteti i parë në Mars!

admin

Inskenoi rrëmbimin për të mos shkuar në punë, nuk ia mori mendja se do t’i kushtojë shtrenjtë – policia në Arizona zbuloi të vërtetën

S.B.

Burri nuk arriti të hapte parashutën, instruktori e filmoi atë duke e shpëtuar

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...