Agjencia Zhurnal.KS
Bota

Scot Morrison e vuri Australinë në një pozitë të vështirë

Ditët e fundit, Kina dhe Australia janë përfshirë në një debat publik, që mori shkas nga vrasja e disa civilëve afganë nga një ushtar australian. Kina e bëri publik rastin dhe e dënoi këtë ngjarje, ashtu si pothuaj e gjithë bashkësia ndërkombëtare. Përkundër këtij fakti Kryeministri austrialian nuk kërkoi falje, por shprehu pakënaqësinë e tij që rasti u publikua dhe u dënua nga Kina e në vazhdim edhe nga shtete të tjera.Kryeministri austrialin Morrison e dënoi Kinën , duke menduar se kjo e fundit nuk ka të drejtë të bëjë publik një rast të tillë. Sipas njoftimeve, për të fshehur skandalin , pala australiane ka bërë çfarë është e mundur që ky rast të mos publikohej dhe këtu nis zemërimi i kryeministrit Morrison.Pse reagoi kështu Morrison ? Dijetari britanik Martin Jacques vuri në dukje se : ” Nuk është fotoja ajo që ngjalli zemërimin e tij , arsyeja është se ai mendon se Kina nuk ka të drejtë të komentojë veprimin e vrasjes nga ana e trupave austrialiane të civilëve në Afganistan”. Ish -ambasadori australian në Poloni, Tony Kevin theksoi se : ” Në se pala australiane nuk kërkon falje dhe nuk e ndëshkon kriminelin, do të dëmtohen jo vetem reputacioni iAustralisë, por edhe i botës perëndimore “
Në një koment të saj CMG -ja thekson se ” vendet perëndimore duhet të reflektojnë se pse pas zbatimit të detyrave ushtarake në Afganistan për rreth 20 vite, nuk është përmisuar gjendja e sigurisë publike atje ?Ushtrimi i veprimeve të dhunshme nga disa trupa perëndimore është një arsye e rëndësishme.Në këtë moment, disa politikanë e media aleate të Australisë u shprehën me radhë se do ta përkrahin Australinë në ballafaqimin me Kinën, kështu një krim njerëzor u shndërrua në një ngjarje diplomatike.CMG ne komentin e saj nenevizon “që disa politikanë perëndimorë janë të mendimit se vendet perëndimore kanë vlera të përbashkëta dhe kanë të drejtën ta kritikojnë rastësishëm Kinën, por ata nuk e lejojnë Kinën t’i kritikojë, prandaj orvaten t’ja heqin Kinës të drejtën e publikimit të fakteve.”

Postime të ngjashme

Afrikë, shkon mbi 110 mijë numri i vdekjeve nga COVID-19

S.B.

Vendimi për lockdownin gjatë pashkëve, Merkel u kërkon falje gjermanëve

S.B.

Borell: BE synon krijimin e rrjetit për parandalimin e sulmeve kibernetike

S.B.

Blinken vazhdon presionin ndaj Berlinit mbi ”Nord Stream 2”

S.B.

SHBA i kërkon Johnson & Johnson respektimin e kontratave të furnizimit

S.B.

Merkel kthen mbrapsht vendimin për mbyllje totale gjatë Pashkëve

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...