Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Seancat e Kuvendit “online”, VMRO-ja nuk ndryshon qëndrim

Shkup, 17 tetor – Opozita është kundër idesë së pushtetit- deputetët që janë në izolim të votojnë në seancat parlamentare nga shtëpia me kompjuter. Ky është qëndrimi i VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit Aleanca për Shqiptarët – Alternativa.

Sipas tyre, votimi duhet të zhvillohet ekskluzivisht në Parlament. Kreu i opozitës VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, madje propozon që deputetët të cilët janë të izoluar, ose të sëmurë duhet të japin dorëheqjen dhe të zëvendësohen me ata që janë në radhë nga lista e kandidatëve.

“… Nuk është humane, nuk është njerëzore t’i bësh njerëzit nga shtrati të shtyjnë agjendën tënde politike – ligjin e marihuanës, sepse ju biznesin dhe pasurinë e familjes e bazoni në këtë- deklaroi Hristijan Mickoski – Kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Çështja për seanca online të Kuvendit sërish do të aktualizohet të hënën në koordinimin te kryetari i parlamentit Talat Xhaferi, paralajmërojnë LSDM.

“Bëhet fjalë për procedurë të paraparë me Rregullore. Mënyra e vetme për vendosjen e seancave online është duke ndryshuar Rregulloren e punës së Kuvendit ose miratimin e rregullores së përkohshme- tha Jovan Mitrevski, koordinator i deputetëve të LSDM-së.

Deri më tani, tre deputetë janë pozitivë ME koronavirus. Dy nga shumica parlamentare dhe një nga opozita. Duke pas parasysh se shumica numnëron vetëm  62 deputetë, pushteti aktualisht nuk ka shumicë në parlament.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...