Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Sela: Bullgaria duhet të pranojë minoritetin maqedonas

Shkup, 2 dhjetor, zhurnal.mk – Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela për Televizionin 24 ka komentuar kontestin maqedono-bullgar dhe procesin e negociatave mes dy vendeve për të gjetur zgjidhje, transmeton Zhurnal.

Ai thotë se kjo sjellje e Bullgarisë nuk i përket një vendi që është anëtare e BE-së duke pasur parasyshë kërkesat e saja që i ka ndaj Maqedonisë së Veriut.

“Nëse merret marasysh çfarë kërkohet nga pala e Bullgarisë, mendojë se kjo nuk duhet të jetë sjellja e një vendi anëtare në BE, por në BE ka shumë anëtarë të cilët pengojnë që fqinjët e tyre të pranohen, të cilat janë tema nga fillimi i shekullit 20. Besoj në vetëvendosje të çdo qytetari në tokë, këtu nuk duhet të ketë dilema. Kur japim kësi deklarata, duhet të lejojmë edhe të tjerët të ndjehen ashtu siç ndjehen. Kjo do të ishte një fillim i mirë për fqinjësi të mirë, këto duhet të jenë pozicionet tona, kur fqinjësia e mirë është një nga prioritetet kryesore, mendoj se fqinjët duhet të pranohen mes vete, duhet fqinjët ti pranojnë minoritetet, kjo është e drejtë e secilit qytetarë”, deklaroi Sela.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...