Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Sela: Nxënësit shqiptarë në Maqedoni mësojnë histori të rrejshme

Shkup, 29 nentor – Bullgaria ende ka pretendime territoriale ndaj Maqedonisë së Veriut, thotë kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, duke shtuar se zhvillimet politike në rajon, nën siglën e hapjes së negociatave eurointegruese, po rikthejnë tema të fillim shekullit XX.

“Tema të cilën e ka hapur Bullgaria kohëve të fundit, duke mos pranuar identitetin dhe gjuhën e maqedonasve, në këndvështrimin tim, ajo që nuk thuhet në këtë rast, është që Bullgaria vazhdon të ketë pretendime territoriale ndaj Maqedonisë”, theksoi Ziadin Sela – kryetar i Aleancës për Shqiptarët.

Sela si shqetësim ngrit edhe tekstet mësimore që mësojnë të rinjtë maqedonas për shqiptarët, si popull i ardhur, si dhe anasjelltas, gënjeshtrat që mësojnë nxënësit shqiptarë. “Ne vazhdojmë të jetojmë këtu në Maqedoni si një popull i përkohshëm dhe me një histori që e mësojnë të vegjlit tanë shqiptarë dhe që nuk ka të bëjë aspak me rilindësit tanë por ka të bëjë më tepër me një histori të gënjeshtërt dhe të rrejshme e cila u imponohet atyre”, deklaroi kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...