Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni TOP LAJM

Sela takoi ambasadorin e ri të BE-së, David Ger

Shkup, 16 nëntor, Zhurnal.mk – Aleanca për Shqiptarët në një komunikatë për media bënë të ditur se kreu i kësaj partie Ziadin Sela ka takuar Ambasadorin e ri të Misionit të BE për Maqedoninë e Veriut Shkëlqesinë e tij z. David Ger, përcjell Zhurnal.mk

“Sot kisha nderin dhe kënaqësinë ta takoj Ambasadorin e ri të Misionit të BE për Maqedoninë e Veriut Shkëlqesinë e tij z. David Ger.

Gjatë këtij takimi e informova Ambasadorin Ger, për ngjarjet aktuale politike duke u ndalur tek tema që janë me më shumë interes për procesin euro-integrues.

I kam ripërsëritur qëndrimet politike të ASH në lidhje me funksionimin e shtetit ligjor, si segment kyç dhe domozdoshmëri për fillimin e bisedimeve me BE-në. Respektimi i të drejtave të njeriut, reformat në drejtësi, denokratizimi i institucioneve dhe zhvillimi ekonomik, janë prakushte që Maqedonia e Veriut duhet t’i plotësoj sa më parë.

Gjithashtu kemi folur edhe në lidhje me kontestit të ri të krijuar me Bullgarinë, duke i kërkuar ambasadorit të BE-së në Shkup z. Ger një angazhim më të madh të BE-së në forcimin e dialogut mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, për të inkurajuar palët dhe gjetjen e një konsenzusi të shpejt dhe të qëndrueshëm.

E ndamë mendimin me Ambasadorin Ger se çdo vonesë në zgjedhjen e kontestit me Bulgarinë është vonesë për qytetarët e Maqedonisë së Veriut për ti ndier benefitet politike ekonomike dhe ato të sigurisë që i ofron Bashkimi Evropian, andaj një angazhim i përbashkët politik dhe diplomatik do të jepte rezultate pozitive, të procesit të antarësimit.”, theksohet në njoftimin nga Aleanca për Shqiptarët, përcjell Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...