Agjencia Zhurnal.KS
Kosovë

Selimi: Luftën e fillova me Adem Jasharin, e përfundova me gjeneralin e NATO-s Veslli Clark

Rexhep Selimi sot para gjykatës në Hagë tha se ai që në fillim ka kundërshtuar themelimin e kësaj gjykate në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Por shtoi më tej se ai në Gjykatë nuk ndodhet si deputet, por si ish luftëtarë i UÇK-së që ka luftuar për çlirimin e vendit nga siç u shpreh ai okupatori serb.

Selimi me këtë rast tha se luftën për çlirimin e vendit e ka filluar me Adem Jasharin dhe se e ka përfunduar me gjeneralin e NATO-s, Vesli Clark.

“Nuk jam këtu si deputet që kam kundërshtuar këtë gjykatë, por si një ish luftëtar i UÇK-së. Rolet i kemi të ndara, jemi palë të ndryshme, por ju lutem më bëni të besoj se qëllimi i të gjithë neve do të jetë drejtësia, e mbi të gjitha e vërteta. Aktakuza ishte e rëndë, voluminozë, por në fakt shumë e padrejtë ndaj meje, ndaj popullit tim. Por unë këtë do ta dëshmojë se ne bëm një luftë të pastër dhe të drejtë dhe se kjo luftë do të mbettë e tillë edhe pas këtij procesi. As unë e as UÇK-ja nuk kemi të bëjmë me krime dhe çështje kriminale. Po, unë kam luftuar kundër Serbisë, kundër Serbisë okupatore e cila vetëm dhunë i ka sjellë vendit tim. Serbia ka bërë gjenocid në Kosovë. Unë kam bërë detyrën time si qytetar i vendit tim, unë jam vetëm një ushtar i vendit tim. Luftën e kam nis me Adem Jasharin por e kam përfunduar me gjeneralin e NATO-s Vesli Klark”, tha Selimi.

Postime të ngjashme

Humbin jetën edhe 17 persona nga coronavirusi në Kosovë – konfirmohen 781 raste të reja

S.B.

Haradinaj: Nuk kishim tjetër zgjidhje pos të përballemi me Serbinë

S.B.

Edita Tahiri reagon ndaj deklaratës së Edi Ramës për Kosovën

S.B.

Kurti bën homazhe te varret e presidentit Ibrahim Rugova dhe veprimtarit Adem Demaçi

S.B.

Seanca e Gjykatës së Hagës, avokati i Thaçit: Na jepni materialet që kërkojmë

S.B.

Hoxhaj përkujton 22 vjetorin e bombardimeve të NATO-s: Mision historik në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve për liri

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...