Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Serwer: Brukseli dhe Uashingtoni duhet t’i thonë Bullgarisë ta ulë nervozën

Shkup, 17 nëntor, zhurnal.mk – Eksperti për Ballkanin, Daniel Serwer në një intervistë për MIA ka folur rreth kontestit mes Sofjes dhe Shkupit.

Ai thotë se politika zyrtare e Sofjes ndaj Shkupii mund të jetë nën ndikimin e Moskës.

“Çështjet për historinë dhe gjuhën të vendosura nga Bullgaria duhet të shqyrtohen nga historianët dhe gjuhëtarët, me pikëpamje që hedhin dritë mbi të vërtetën objektive të pranuar nga të gjithë, por ato assesi nuk mund të jenë burim i bllokimit të nisjes së negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në”.

Sipas tij, për momentin për zgjidhjen e këtij problemi nuk duhet të pritet shumë ndihmë nga Uashingtoni.

“Ndoshta pasi presidenti (i zgjedhur) Joe Biden ta merr funksionin dhe kur të nis punët, por për momentin Washingtoni mendon për punë tjera”, tha Serwer.

Ai shtoi se ajo që Brukseli dhe Washingtoni duhet të bëjnë është t’i thonë Bullgarisë ta ulë nervozën.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...